
Specialja e Hagës ka shpallur sot kriminel edhe një prej figurave të UÇK-së, Fatmir Limajn, megjithëse ai nuk ka akuzë.
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, e cila mori sot vendimin për dënimin me 81 vite burg gjithsej ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, përmendi ndër të tjera emrin e Fatmir Limajt, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci – për të cilat tha se ishin në dijeni për këtë qëllim të përbashkët kriminal dhe se kishin rënë dakord me të, si dhe kishin marrë pjesë në realizimin e tij.
Por Fatmir Limaj, është shpallur i pafajshëm nga Tribunali për ish-Jugosllavi, gjithashtu edhe EULEX-i.
Ndërsa sot u shpall kriminel nga Gjykata Speciale pa qenë i akuzuar fare./Versus.al

