
Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në shëtitoren "Taulantia".
Mësohet se një 61-vjeçar ka qëlluar mbi avokatin Elton Shllaku, 52 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa sipas të dhënave paraprake, avokati është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në dorë.
Aautori i dyshuar për ngjarjen është identifikuar si Fatmir Ferhati, një 61 vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse policia ka ngritur pika kontrolli edhe është duke vijuar punën për kapjen e autorit.
Nuk dihet ende qartë nëse puna e avokatit është bërë shkak për këtë plagosje, apo të përfshirët kanë pasur konflikt për motive të tjera./Versus.al

