AKTUALITET /

Ishte në kërkim për zhdukjen e verës miliona euro nga kantina e Ergys Agasit, kapet tek "Kodra e Diellit" kushëriri i tij

Eno Agasi ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se ka hequr verën miliona euro nga kantina e verës së Ergys Agasit

Shkruar nga Versus

Ishte në kërkim për zhdukjen e verës miliona euro nga

Vihet në pranga pas 8 muajsh arrati, Eno Agasi, kushëriri i biznesmenit Ergys Agasi.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj Eno Agasit masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi dyshohet se zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK në vilën e Ergys Agasit në dhjetor të vitit 2025.

Eno Agaso u prangos te Kodra e Diellit teksa po lëvizte me automjet, ndërkohë që ai dyshohet për 'vjedhje' dhe 'pengim për zbulimin e të vërtetës'. 

Eno Agasi ishte lokalizuar nga Prokuroria e Tiranës dhe i ishin dhënë koordinatat Policisë. Hetimet ndaj tij po kryhen nga prokurori Bledar Valikaj.

Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Gjithashtu mësohet se Eno Agasi ka hequr edhe pamjet e kamerave./Versus.al

 

 

Poll