LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Dritan Goxhaj nga protesta: UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, por përgjigje e një populli që po shfarosej

UÇK-ja, sipas Goxhaj nuk ishte një grup kriminal apo një lëvizje terroriste por ishte përgjigja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb që thoshte "Kosova është Serbi"

16 Shtator 2026, 19:59 Nga G.M
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Dritan Goxhaj nga
Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së

TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e 109-të të revoiltës qytetare kundër qeverisë. Në protestën e sotme nuk kanë munguar as reagimet nga protestuesit në lidhje me vendimin e Gjykatë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Pjesë e protestës ka qënë edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili ka marrë fjalën në podium dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të bazuar në dëshmi të rreme, dhe me procedura që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Ai është shprehur në fjalën e tij se një gjykatë e cila bazohet në dëshmi të manipuluara dhe nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. UÇK-ja, sipas Goxhaj nuk ishte një grup kriminal apo një lëvizje terroriste por ishte përgjigja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb që thoshte "Kosova është Serbi"

Dritan Goxhaj: Sot dua të lexoj një deklaratë në emër të grupit koordinues. Sot, një ditë e zezë për luftën e popullit për liri. Sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Sot, ne nuk po flasim për drejtësi, po flasim për padrejtësi, për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë gjykatë tjetër në botë. Po flasim për një vendim të bazuar në dëshmi të rreme, mbi procedura të panjohura dhe mbi një axhendë politike që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi, është teatër. Një gjykatë politike që bazohet mbi dëshmi të rreme, të paprovuara, të manipuluara, që nuk ka juri, nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. Një gjykatë politike që dënon njerëz që kanë luftuar për lirinë e popullit të tyre.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është padrejtësi e organizuar. Kjo padrejtësi po vjen nga Evropa, e ngritur mbi parimet e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe lirisë. Evropa për të cilën kemi ëndërruar dhe shtrirë dorën për ndihmë, bashkëpunim dhe integrim. Vjen nga Evropa, nga ana që pretendojnë se janë miq tanë.

Kjo padrejtësi po ndodh nga ajo Evropë që në vitin 1913 vendosi të na copëtojë Shqipërinë, Kosovën ia dha Serbisë pa pyetur shqiptarët, pa pyetur askënd, vetëm për të bërë paqe në Ballkan. Stabiliteti nuk mund të përdoret më si pretekst duke sakrifikuar të drejtën e shqiptarëve për të vetëvendosur dhe për të jetuar të lirë.

UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, nuk ishte një ushtri e huaj, nuk ishte një lëvizje terroriste. UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb, që vriste në rrugë, digjte shtëpi, përdhunonte gra, dëbonte fëmijë dhe thoshte: “Kosova është Serbi”./Dosja.al

uçk dritan goxhaj protesta ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Shtator 2026, 17:50 E. D

Plagosje me armë zjarri në Durrës

foto ilustruese DURRË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Konk...

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak