LIVE UPDATES
Politike

"Në ç’emër flet kjo gjykatë"/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Rexhep Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

Meidani tha ndër të tjera se Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që, sipas tij, s’e njeh si të vetin.

16 Shtator 2026, 19:59 Nga E. D
"Në ç’emër flet kjo gjykatë"/ Dënimi
Rexhep Meidani

KOSOVË- Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Meidani u shpreh se asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, duke shtuar se drejtësia e munguar duhet të jepet.

Ai theksoi se ajo që nuk duhet të diskutohet është konteksti historik, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Meidani tha ndër të tjera se Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që, sipas tij, s’e njeh si të vetin.

“Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë. Si politikan dhe si Kryetar Shteti përjetova dhe shkallën më të lartë të egërsisë dhe represionit millosheviçian ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që kapi nivele të skajshme gjenocidale.

Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mundon më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’ emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo sheshet e Kosovës? Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë.

Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj. Këtë e kanë pranuar këto ditë, ashtu si dhe gjatë krizës kosovare, edhe mjaft zëra perëndimorë dhe kishin e kanë të drejtë.

Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar. Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtar e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot.

Sot mendoj për këta katër burra dhe për familjet e tyre, që prej gati gjashtë vjetësh mbajnë peshën e këtij procesi, teksa vazhdojnë ende luftën dhe sakrificën e tyre për të garantuar një Kosovë të lirë. Jam pranë tyre, siç kam qenë e do të jem gjithmonë. Shqipëria e zgjodhi rrugën perëndimore që në vitet e para të demokracisë, dhe unë e kam mbështetur atë zgjedhje si qytetar e President. Por besnikëria ndaj asaj rruge nuk kërkon heshtje kur diçka na duket e padrejtë. Kërkon që t’u kërkojmë aleatëve tanë Perëndimorë që t’u përmbahen, në çdo rast dhe për çdo popull, sado i vogël qoftë ai, parimeve mbi të cilat është ngritur demokracia, mbi të gjitha: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë, pa përjashtim. Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin”, përfundoi Meidani./Dosja.al

rexhep meidani

Sondazh

Poll

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak