
Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg 4 liderët e UÇK-së.
Meidani u shpreh se asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, duke shtuar se drejtësia e munguar duhet të jepet.
“Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë. Si politikan dhe si Kryetar Shteti përjetova dhe shkallën më të lartë të egërsisë dhe represionit millosheviçian ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që kapi nivele të skajshme gjenocidale.
Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mundon më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’ emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo sheshet e Kosovës? Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë”, shprehet Meidani në reagimin e tij.
Më tej, ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës u shpreh se ajo që nuk duhet të diskutohet është konteksti historik, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin.
“Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj. Këtë e kanë pranuar këto ditë, ashtu si dhe gjatë krizës kosovare, edhe mjaft zëra perëndimorë dhe kishin e kanë të drejtë.
Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar. Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtar e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot”, shkruan Meidani.
Meidani shton se Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që, sipas tij, s’e njeh si të vetin.
“Sot mendoj për këta katër burra dhe për familjet e tyre, që prej gati gjashtë vjetësh mbajnë peshën e këtij procesi, teksa vazhdojnë ende luftën dhe sakrificën e tyre për të garantuar një Kosovë të lirë. Jam pranë tyre, siç kam qenë e do të jem gjithmonë.
Shqipëria e zgjodhi rrugën perëndimore që në vitet e para të demokracisë, dhe unë e kam mbështetur atë zgjedhje si qytetar e President. Por besnikëria ndaj asaj rruge nuk kërkon heshtje kur diçka na duket e padrejtë. Kërkon që t’u kërkojmë aleatëve tanë Perëndimorë që t’u përmbahen, në çdo rast dhe për çdo popull, sado i vogël qoftë ai, parimeve mbi të cilat është ngritur demokracia, mbi të gjitha: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë, pa përjashtim.
Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin”, përfundoi ish-presidenti.
Kuvendi i Kosoves duhet te justifikoje besimin e popullit dhe ta injoroje kete Gjykate Serbo-Ruse ne zemer te endrres sone -Europes Perendimore.
Me pak fjale "te dhjerr por krenar",kur sot duhet te ishte çuar jo Kosova ne kembe por mbare KOMBI SHQIPETAR KUDO QE NDODHET,per ti treguar te shiturve dhe SERBEVE se nuk jemi pak por nje Ballkan i tere! Ky denim ka kontekstin:Keta te katert e paskakerkan manipulu popullin e KOSOVES qe e çliruan nga kthetrat e krimineleve serbe e per rrjedhjoje paguajne kete krim.
ALBIN mblidh kuvendin dhe fillo legjislaturen me nje ligj historik ."Hiq mbeshtetjen per kete gjykate, ajo nuk duhet te paguhet me parate e popullit shqipetar per te denuar bijte me te mire te saj' Populli i Kosoves duhet te ngrihet .....te zgjohet ,
Habitem me kete hipokrizi kolektive qe ka perfshire te gjithe klasen politike mes te cileve edhe Mejdanin . Ky dhe te tjeret e dine fort mire, madje edhe ata qe e akuzojn eramen se ka lobuar per mgritjen e dhomave te specializuara se nese nuk do e kish miratuar kuvendi i Kosoves , ajo gjykate do ishte ngritur gjithesesi nga faktori nderkombetar. te gjithe keta mbrojtes te Hashimit e te tjereve nuk shprehen sepse skane si te shprehen , nese akuzat jane te verteta apo jo.Nese kane fakte qe nuk jane te verteta pse muk i paraqesin, por nese ato krime jane vertetuar ne nje hetim shterrues gjate 6 viteve atehere keta 'patriote'' duhet te shqetesohen e tye ndjejne dhimbje me shume per ato viktima, se fundja cfare iu desh atyre liria e Kosoves nese u torturuan, u rrembyen apoo u zhduken nga clirimtaret. Duket qarte se eshte e njejta skeme qe perdoren komunistet gjate dhe pas clirimit qe pa gjyq zhduken kundershtaret politike.
JU lumtë Z. Mejdani!!!
Kete mos e kane lene gje veshet? Nuk e degjoi gjykatsin qe dha nje vendim ne emer te popullit te Kosoves ? Jane gjykates te Kosoves dhe ky gjykatsi ka punu me dhjetra vite ne Kosove si gjykates. Eshte gjykate e Kosoves e kriju nga politkanet e Kosoves. Ne dore e kane ta ndryshojne kushtetuten nese deshirojne e ti sjellin ne Prishtine ti gjykojne per apelin. Pse nuk e bejne?