Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg 4 liderët e UÇK-së.
Meidani u shpreh se asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, duke shtuar se drejtësia e munguar duhet të jepet.
“Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë. Si politikan dhe si Kryetar Shteti përjetova dhe shkallën më të lartë të egërsisë dhe represionit millosheviçian ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që kapi nivele të skajshme gjenocidale.
Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mundon më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’ emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo sheshet e Kosovës? Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë”, shprehet Meidani në reagimin e tij.
Më tej, ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës u shpreh se ajo që nuk duhet të diskutohet është konteksti historik, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin.
“Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj. Këtë e kanë pranuar këto ditë, ashtu si dhe gjatë krizës kosovare, edhe mjaft zëra perëndimorë dhe kishin e kanë të drejtë.
Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar. Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtar e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot”, shkruan Meidani.
Më tej Meidani shton se Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që, sipas tij, s’e njeh si të vetin.
“Sot mendoj për këta katër burra dhe për familjet e tyre, që prej gati gjashtë vjetësh mbajnë peshën e këtij procesi, teksa vazhdojnë ende luftën dhe sakrificën e tyre për të garantuar një Kosovë të lirë. Jam pranë tyre, siç kam qenë e do të jem gjithmonë.
Shqipëria e zgjodhi rrugën perëndimore që në vitet e para të demokracisë, dhe unë e kam mbështetur atë zgjedhje si qytetar e President. Por besnikëria ndaj asaj rruge nuk kërkon heshtje kur diçka na duket e padrejtë. Kërkon që t’u kërkojmë aleatëve tanë Perëndimorë që t’u përmbahen, në çdo rast dhe për çdo popull, sado i vogël qoftë ai, parimeve mbi të cilat është ngritur demokracia, mbi të gjitha: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë, pa përjashtim.
Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin”, përfundoi Meidani.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Shtator20:07
Protestuesi: Ramës s’i mjaftoi shkatërrimi dhe shitja e Shqipërisë, por donte të shkatërronte edhe Dardaninë
Aktivisti Arben Kola ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 109-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimet e qever...
POLITIKE
16 Shtator19:58
Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme
Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë ...
POLITIKE
16 Shtator19:44
Berisha: Protesta e ka zvarritur Ramën për së gjalli çdo natë në bulevard! Ne do e mbështesim atë me të gjithë potencialin tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
POLITIKE
16 Shtator19:28
Berisha: Ripërtëritja e PD-së është jetike. Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen
Lideri i demokratëve Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shpr...
POLITIKE
16 Shtator19:18
Dita e 109-të e protestës, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeminitrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës
Ka nisur marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 109 që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe...
POLITIKE
16 Shtator19:08
Berisha: Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes! Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
POLITIKE
16 Shtator18:31
"Rama shkoi në Prishtinë për t’i bërë presion Kosovës", Peka: Gjykata Speciale u krijua nën trysni ndërkombëtare
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Avenir Peka, Ekspert Sigurie, deklaroi se Gjykata Speciale e Kosovës është ngritur si rezul...
POLITIKE
16 Shtator18:08
BIRN: Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve
Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtuan të mërkurën më 16 shtator projektligjin e ri për pagat e magj...