Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës. Pa i fshehur emocionet, ai e cilëson vendimin si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpreh shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës së Kosovës.
“Dëshiroj të them që, megjithëse dëgjoj se UÇK-ja doli e pastër, kam një ndjenjë pesimizmi. Është disa herë që përpiqen të na deformojnë historinë. Nuk mund të thuash doli nga kjo histori e pastër UÇK-ja, që doli e papërlyer.
Është fakt historik që UÇK-së ose i janë vrarë, ose i janë dënuar. Kjo është dramë dhe duhet vlerësuar thellësia e saj”, u shpreh ai për Top Channel.
Majko thotë se në këtë moment Kosova dhe Shqipëria duhet të tregojnë një qëndrim dinjitoz dhe të shmangin përplasjet me drejtësinë. Ai kujton edhe reagimet emocionale pas vendimit, duke thënë se drama njerëzore e këtij procesi nuk mund të anashkalohet.
“Ky vendim dramatik i Hagës na bëri të qartë se Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës. Sot kanë parë të gjithë njerëz duke qarë, fëmijë dhe ish-ushtarë të UÇK-së.
Drama nga pikëpamja njerëzore është e jashtëzakonshme. Nuk ka nevojë të qajnë, por të kenë një qëndrim dinjitoz. Nuk është i fuqishëm ai që shan një vendim gjykate. Çdo inat karshi saj më duket dobësi”, tha Majko.
Për Majkon, beteja juridike nuk ka përfunduar. Ai thekson se tashmë mbetet edhe procesi i Apelit dhe kërkon që vendimi të shihet përtej fatit individual të të dënuarve.
“Tani është edhe Apeli dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria duhet ta vlerësojnë këtë jo si akt personal, por si akt që na ka goditur të gjithëve. Në luftë është shumë e vështirë të ndash një akt personal nga një akt kolektiv”, u shpreh ai.
Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 me vendim të Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Për ish-kryeministrin shqiptar, pranimi i kësaj gjykate ishte një çmim që Kosova zgjodhi të paguante në rrugën e saj drejt konsolidimit ndërkombëtar.
“Mënyra se si u formua ky vendim ishte si një çmim. Mendoj se akti i krijimit të kësaj gjykate kërkoi një trimëri të caktuar dhe, në fund të fundit, askush nuk mund të akuzojë nga pikëpamja ndërkombëtare apo historia.
Ky vendim u mor se subkoshienca e shqiptarit është e vetëdijshme se gjithçka është paguar ose me vrasje, ose me burgosje. Nuk na zhgënjyen”, thotë Majko.
Por për Majkon, vendimi i sotëm ka edhe një dimension personal. Në vitet e luftës së Kosovës, ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte një prej drejtuesve të UÇK-së dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje.
“Hashim Thaçi është drejtues i delegacionit të Rambujesë që e bëri për herë të parë Kosovën subjekt të të drejtave ndërkombëtare. Hashimi ishte një luftëtar, ishte një drejtues. Jam krenar që e kam pasur dhe do ta kem mik. Madje tani do ta kem mik më shumë”, u shpreh ish-kryeministri Majko.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Shtator20:05
Skandal në Hagë/ Specialja e përmendi si person në dijeni për krimet, Fatmir Limaj i pafajshëm nga Tribunali dhe EULEX
Specialja e Hagës ka shpallur sot kriminel edhe një prej figurave të UÇK-së, Fatmir Limajn, megjithëse ai nuk ka akuzë.
Gj...
KOSOVA
16 Shtator19:51
Vendimi i Hagës/ Gjokutaj: Ajo gjykatë u krijuar nga antishqiptarët, dhe sigurisht që do të prodhonte antishqiptarizëm
Gjykata Speciale për Kosovën, e ngritur pa asnjë gjyqtar shqiptar dhe me seli jashtë territorit të saj, po konsiderohet gjithnjë e...
KOSOVA
16 Shtator19:38
“Vdekje tradhtarëve, liri çlirimtarëve”/ Pas vendimit të Hagës, protestuesit ende para Qeverisë së Kosovës
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë edhe pas tri orësh prej që ishin pozicionuar...
KOSOVA
16 Shtator19:34
Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve t&...
KOSOVA
16 Shtator19:23
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç reagoi pas vendimit të shkallës së Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaç...
KOSOVA
16 Shtator19:17
Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Pesë orë pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale, tashmë ka lëvizje konkrete për zhbërjen e kësaj Gjykate.
Bur...
KOSOVA
16 Shtator18:54
Vendimi i Hagës, reagon Vuçiç: Edhe pas 25 vitesh nuk jemi gati ta pranojmë çfarë ndodhi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ...
KOSOVA
16 Shtator18:37
Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Specia...
KOSOVA
16 Shtator18:23
Haga dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së/ Cilat janë hapat që mund të ndiqen për apelimin e një vendimi të Speciales
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
KOSOVA
16 Shtator18:21
Policia holandeze për protestat në Hagë: Dy të arrestuar dhe një polic i lënduar
Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë gjatë protestës së mbajtur të mër...