AKTUALITET /

Protesta e 109-të në Tiranë, Dritan Goxhaj flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Në Hagë u bë padrejtësi!

Goxhaj tha se vendimi i Hagës është krejtësisht i padrejtë dhe se këtu kemi të bëjmë me teatër

Shkruar nga Versus

Protesta e 109-të në Tiranë, Dritan Goxhaj flet për

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e sotme gjatë protestës në Tiranë e cilësoi të turpshëm vendimin e Hagës për të dënuar Thaçin, Krasniqin, Selimin dhe Veselin.
Goxhaj tha se vendimi është krejtësisht i padrejtë dhe se këtu kemi të bëjmë me teatër. Gjithashtu, ai u tregua i ashpër edhe me kryeministrin Rama.

“Ato u bazuan në dëshmi të rreme. Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi po teatër. I akuzuari nuk kishte mbrojtjen e duhur. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi e organizuar.
Kjo padrejtësi po vjen nga Europa, që në 1913 copëtoi Shqipërinë. Kosova iu dha Serbisë. Stabiliteti në Ballkan nuk përdoret më si pretekst. UÇK nuk ishte lëvizje terroriste, por përgjigje kundër shtetit gjenocidial serb. Djemtë e Kosovës, u ngritën, u bashkuan dhe luftuan. Liria nuk jepet, por fitohet.

Ata sakrifikuan, ranë dëshmorë. Sot Haga po mundohet ta kthejë këtë fitore në krim. Kjo është fyerje. Historia nuk mbaron këtu. Gjithçka vijon me këtë kryeministër që i kërkojmë dorëheqjen. Neë 2015-tën, Edi Rama hypi në helikoper dhe shkoi në Kosovë për të ushtruar presion mbi deputetët në Kosovë që të krijonin këtë gjykatë. Ai iu tha deputetëve shqiptatë që kjo ishte kërkesa e aleatëve. Sot i njëjti person shkruan në rrjetet sociale, “marre”. Ai duhet të ketë turp për atë që thotë dhe bën, ai u thotë marre atyre deputetëve që i shtyu për të votuar.

Turpi i vërtetë je ti. Rama nuk është spectator, por arkitekt. Ata mund të bëjnë sikur kanë fituar, por e vërteta është se Kosova është e lirë, pasi UÇK luftoi. Kosova është e lirë pasi luftuam. NATO luftoi, pasi lufta e UÇK është e drejtë. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është normale, ai nuk mund të dalë të kërkojë drejtësinë e tyre, e shiti Kosovën në vitin 2015. Tani kërkon ta besojmë, por jo. Rama nuk është zgjidhja por pjesë e problemit”, tha Goxhaj./Versus.al

Poll