Një jetë në artin shqiptar/ Reshat Arbana feston 86-vjetorin e lindjes
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...

Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte një proces të rëndësishëm emancipimi dhe modernizimi, ku teknologjia dhe standardet perëndimore po zëvendësonin me shpejtësi prapambetjen e shekullit të kaluar. Në këtë kuadër transformimi, Durrësi, si porti dhe nyja kryesore tregtare e vendit, përfaqësonte një nga shembujt më të shkëlqyer të këtij hapi teknologjik përmes vënies në punë të uzinës elektrike prej 106 KW.
Përtej anës teknike, kjo periudhë shënoi lindjen e një brezi të ri të rinjsh të arsimuar në Shkollën Teknike të Tiranës (Albanian Vocational School), të cilët me përkushtim dhe përgatitje profesionale dëshmuan se nuk ishin më të varur nga ekspertët e huaj. Pas ndarjes nga jeta të drejtuesit çekosllovak, djemtë e rinj si Ihsan Qereshniku, Said Belegu, Jani Rama dhe Fehmi Ismail morën përsipër menaxhimin e plotë të uzinës. Me një organizim shembullor të punës me ndërrime, mirëmbajtje teknike dhe vjelje të taksave në katër sektorët e qytetit, ata i kursyen bashkisë shpenzimet e larta dhe garantuan dritë pa ndërprerje për qytetarët.
Shkrimi që vijon i publikuar në revistën "Laboremus" dhe i shkruar nga vetë protagonistët, e cila pasqyron jo vetëm elektrifikimin e Durrësit, por mbi të gjitha fitoren e vetëbesimit kombëtar, etikën e punës dhe shpirtin emancipues të rinisë shqiptare.
KRYERJA E NJË DETYRE / REALIZIMI I NJË PUNE
DURRËSI, porti më i madh detar i Shqipërisë, ka një uzinë elektrike qyteti prej 106 KW, me rrymë të ndryshueshme me tension të ulët në 400 V dhe 50 perioda (Hz). Kjo uzinë operohet tërësisht nga katër prej nesh, tre të diplomuar dhe një student i A.V.S. (Albanian Vocational School / Shkollës Teknike të Tiranës): Ihsan Qereshniku '28 i specializuar në Elektricitet dhe Motorë me Ngrohje, Said Belegu '27 i specializuar në Elektricitet dhe Makineri të Përgjithshme, Jani Rama '27 i specializuar në Ngasje Motorësh dhe Punime Metali dhe, ndërsa ishte ende në shkollë, Fehmi Ismail i specializuar në Punë të Përgjithshme Elektrike.
E gjithë përgjegjësia e uzinës thjesht rashtisi të binte në duart tona. Ne u punësuam këtu si operatorë nën drejtimin e një superintendenti (drejtuesi) i cili ishte sjellë nga Bashkia e Durrësit nga Çekosllovakia. Kishim dy vjet që punonim në uzinën elektrike kur superintendenti, një djalë i ri, u sëmur papritur dhe ndërroi jetë. Kryetari i Bashkisë së qytetit na thirri të katërtve së bashku në zyrën e tij dhe na pyeti nëse ishim të aftë ta drejtonim uzinën për njëfarë kohe pa një superintendent. Ne i raportuam se olëm të sigurt që mund ta bënim këtë jo vetëm për njëfarë kohe, por përgjithmonë, duke i kursyer kështu qytetit shpenzimin shtesë të një superintendenti të huaj me pagë të lartë. Përveç kësaj, dëshironim t'i dëshmonim atij si zyrtar i lartë se djemtë shqiptarë mund të trajnohen teknikisht dhe janë po aq të aftë e të besueshëm sa djemtë e vendeve të tjera.
Që nga momenti kur uzina u kalua në duart tona, kemi vazhduar punën pa asnjë problem. Kemi bërë të gjitha riparimet brenda dhe jashtë në linja e në shtëpi, si dhe kemi bërë të gjitha instalimet e reja të linjave pa asnjë ndihmë të jashtme. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo debat mes nesh. Jemi ndarë në dy ndërrime prej dy vetash secili. Njëri ndërrim punon gjatë ditës jashtë në linja, ndërsa ndërrimi tjetër operon uzinën natën. Në fillim të çdo muaji, ekipit të natës i kalon ndërrimi i ditës dhe punon në linjat e jashtme, ndërsa ekipi i ditës merr ndërrimin e natës dhe operon uzinën. Ne nuk mbajmë llogaritë e përgjithshme, por lexojmë matësit në ditën e fundit të muajit dhe në datën e parë bëjmë vjeljet e muajit. Për këtë punë e kemi ndarë qytetin në katër sektorë dhe secili prej nesh ka përgjegjësi të përhershme për vjeljet në njërin prej këtyre sektorëve.
Puna e jashtme me rastis të bëhet e rëndë, atëherë ekipi i natës ndihmon dhe ne jemi kujdesur që asnjë klient, i madh apo i vogël, të mos mbetet pa dritë.
Përpara se të kishim mundësinë të shkonim në Shkollën Teknike (Vocational School), motorët me fuqi motorike dhe dritat elektrike ishin mistere për ne. Kurrë nuk e kishim ëndërruar se mund të bëheshim të aftë për të bërë këtë që po bëjmë sot, derisa nisëm studimet dhe praktikën në shkollë. Nuk mendojmë se po bëjmë diçka të jashtëzakonshme, thjesht një punë të zakonshme ditë për ditë aq sa mundemi më mirë. Megjithatë, ndonjëherë na shkon në mendje se u përgatitëm për ta bërë këtë punë përmes shpirtit të Shërbimit të Kryqit të Kuq të Rinjve Amerikan i cili themeloi A.V.S., dhe u jemi mirënjohës të Rinjve, Drejtorit dhe mësuesve tanë që planifikuan programet tona, u kujdesën që ne të studionim dhe krijuan tek ne ndjenjën se duhet të punojmë fort nëse duam që vendi ynë të bëhet i fortë e i begatë, dhe ne vetë qytetarë të denjë të tij.
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Korça rikthehet në festën e teatrit dhe të komedisë. Edici...
Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të a...
Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurov...
Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vi...
NGA KURANI PER ATA QE FLASIN NE EMER TE KURANIT Profeti M...
Fotografia nudo përfaqëson një formë arti që eksploron tru...
Atyre u ishte premtuar se ishin të sigurt. Në reklamat e ...
Besimtarët orthodoksë po përgatiten për një nga festat më ...
Poezia e Lasgush Poradecit është kthyer në tinguj. Në qyte...
Emocione, duartrokitje dhe mall për publikun pogradecar...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F.,...
Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëv...
Qëndrimi i kancelarit në pushtet duket gjithnjë e më i dob...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
Ish-deputeti dhe publicisti, Veton Surroi ka bërë një reag...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...