Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime edhe gjatë protestës së zhvilluar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.
Një prej qytetarëve duke folur në ditën e 109 radhazi të protestës, ka kritikuar Edi Ramën për qëndrimet e tij lidhur me vendimin e Hagës, duke e akuzuar atë se ka ushtruar presion në Kosovë për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai vijoi me kritikat ndaj Ramës, duke thënë: ‘Marre i qoftë tij që ushtroi presion në Kosovë që të formohet Gjykata Speciale.’
Protestuesi e akuzoi gjithashtu Ramën dhe Partinë Socialiste për qëndrime që, sipas tij, kanë cenuar interesat kombëtare, duke përmendur edhe çështjen e njohjes së gjenocidit serb.
‘E kam thënë edhe herë tjetër, jam shumë krenar që protestoj këtu përkrah burrave që kanë luftuar në UÇK.
Protestoj këtu kundër robit që sot tha ‘marre’. Se ky popull nuk ka vuajtur ndonjëherë nga mungesa e trimërisë apo nga mungesa e fisnikërisë. Po ka vuajtur nga tradhtia e shitjes dhe e tradhtisë.
Marre i qoftë tij që ushtroi presion në Kosovë që të formohet Gjykata Speciale.
Sot ky thotë ‘marre’. Marre i qoftë tij dhe PS-së që votuan kundër njohjes së gjenocidit serb në parlament.
Po marre i qoftë tij që po punon për Ballkanin e Hapur, favorizon Serbinë.
Po marre i qoftë tij që po hap konsullatën serbe në Shkodër.
Ky thotë ‘marre’. Po marre i qoftë tij që e ka denigruar ushtrinë shqiptare. E kam thënë dhe më përpara, ka përdorur helikopterët ushtarakë për të bërë pushime verore, për të lëvizur se përton nga trafiku.
Ka përdorur ministrat e tij helikopterët ushtarakë për të transportuar mermer në vilat që kanë bërë nëpër fshatra. Ka vjedhur miliarda, edhe po dalin dhe do dalin fakte, 30 milionë euro për 5 Toyota të lyera me ngjyrë ushtarake.
Marre i qoftë tij që na ka denigruar, edhe vazhdojmë përdorim armë të Bashkimit Sovjetik. Zoti kryeministër në ikje, ne jemi shqiptarë, ne jemi luftëtarë. Këto shkopinj nën rrota që po na fut ti dhe që do duan vite që të hiqen, ne nuk t'i falim kurrë.
Me këtë që ndodhi sot, që kontribut është tradhtia jote, u ke dhënë zë luftënxitësve tanë, u ke dhënë zë armiqve tanë që t'i fillojnë ato konspiracionet e tyre.
Marre të qoftë ty dhe Zoti e shpërbleftë UÇK-në. Lavdi UÇK-ja!’, u shpreh protestuesi në fjalën e tij.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Shtator20:42
‘Nuk do të shembemi nga asnjë sulm’/ Kalaja: Fitorja bashkë do të jetë e padiskutueshme!
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, dega Krujë,...
POLITIKE
16 Shtator20:35
Flamuri i UÇK-së ngrihet para Kryeministrisë, protestuesi: Historia e Kosovës u shkrua me gjak!
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga tem...
POLITIKE
16 Shtator20:28
“36 vite vjedhje e tradhti kombëtare!”/ Aktivistja: Nesër në dyert e Kuvendit!
Përballë godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj elitës politike në...
POLITIKE
16 Shtator20:21
“Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi në kapitujt më të ndritur të historisë”, Meidani: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?
Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite b...
POLITIKE
16 Shtator20:07
Protestuesi: Ramës s’i mjaftoi shkatërrimi dhe shitja e Shqipërisë, por donte të shkatërronte edhe Dardaninë
Aktivisti Arben Kola ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 109-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimet e qever...
POLITIKE
16 Shtator19:58
Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme
Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë ...
POLITIKE
16 Shtator19:44
Berisha: Protesta e ka zvarritur Ramën për së gjalli çdo natë në bulevard! Ne do e mbështesim atë me të gjithë potencialin tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
POLITIKE
16 Shtator19:28
Berisha: Ripërtëritja e PD-së është jetike. Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen
Lideri i demokratëve Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shpr...