Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërojnë marshim drejt Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.
Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim – është goxha i lartë krahasuar me dënimet e gjykatave të kaluara për këto krime.
“U befasova kur Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim dhe mendoj se këto dënime janë mjaft të larta krahasuar me gjykatat e tjera për këto krime. Por, tani është mundësia për ankesë në Apel, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vukushiq.
Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.
Në përmbledhjen e aktgjykimit, gjykatësi kryesues Charles Smith, tha se Dhomat e Specializuara përballin me përgjegjësi penale të dënuarit vetëm për krime që ata i kanë kryer individualisht dhe se UÇK-ja nuk po gjykohej, edhe pse tha se ata kishin qëllimi të përbashkët kriminal. Vukushiq nënvizon se në këtë gjyq u gjykuan individë dhe jo UÇK-ja.
“Gjykim penal i këtij lloji ka të bëjë gjithmonë me individë. Gjithmonë. Me njerëz të caktuar, viktima të caktuara, ditë të caktuara. Me krime të caktuara”, thekson ajo.
Sipas saj, njerëzit do ta interpretojnë “ashtu siç duan, do ta politizojnë, do ta manipulojnë, dhe viktimat dhe familjet e tyre ndoshta nuk do të përfitojnë nga asnjëra prej këtyre gjërave... Por gjykimi ka të bëjë me atë që kanë bërë këta njerëz, dhe vetëm me këtë”.
“Bëhet fjalë për një grup të kufizuar krimesh të pretenduara nga Prokuroria, për të cilat gjyqtarët duhej të merrnin një vendim, bazuar në prova dhe në ligj. A i provoi Prokuroria pretendimet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me këta individë? Ky ishte detyra, asgjë më shumë, dhe kjo është ajo që morëm”, shton Vukushiq.
Lidhur me ndikimin e mundshëm të aktgjykimit, Vukushiq shton se “unë e kam shumë të vështirë të parafytyrojë se, 30 vjet pas luftërave në ish-Jugosllavi, shumë njerëz në rajon do ta ndryshojnë mendim për atë që tashmë mendojnë për ato ngjarje, ata aktorë dhe ato krime të 30 vjetëve më parë”.
“Këto narrativa janë kryesisht të përcaktuara tashmë. Politikanët dhe institucionet kombëtare janë kujdesur për këtë”, sipas saj.
Krime të ngjashme janë gjykuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, përfshirë edhe rastet ndaj komandantëve të UÇK-së, vite më parë, argumenton ajo.
“Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë mendimin e shumë njerëzve. Kjo ndoshta do të politizohet, edhe pse kryetari i trupit gjykues tha qartë: ky është një proces i ngushtë juridik – ky proces nuk ka të bëjë me UÇK-në në tërësi, as me statusin e Kosovës sot, apo me ndonjë gjë të tillë”, thotë Vukushiq.
Pas aktgjykimit, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper tha se NATO-ja dhe Departamenti amerikan i Shtetit duhet ta shqyrtojnë këtë aktgjykim “sepse gjykata tha se partneri i tyre, UÇK-ja, ishte ndërmarrje kriminale”.
Por, sipas Vukushiqit, Prosper po “përpiqet ta politizojë hapur këtë çështje dhe të nxisë trysni politike, dhe kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk duhet të lejohet”.
“NATO-ja dhe SHBA-ja nuk duhet të kenë asnjë rol në atë që ndodh në këtë, apo në çfarëdo salle gjyqi në Hagë”, shton Vukushiq.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës./REL
pamjet KOSOVË- Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë...
Protestuesi TIRANË- Protesta në Tiranë vijon nismën e saj për 109 ditë radhazi, ndërsa kërkesat e protestuesve mbet...
Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e 109-të të revoi...
Imazh i ri, progrmacion me personazhe të rinj dhe një paketëik me pesë seriale që janë superprodhime me tematika nga romanca tek...
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrë...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit n&eum...
Pamje nga protestat në Tiranë TIRANË- Qytetarët prej 109 ditësh janë mbledhur në qendër të Tiranës p...
TIRANË- Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrest...
Pamje nga protestat HAGË- Dy protestues janë arrestuar dhe një polic është lënduar lehtë gjatë protestës s&eum...
foto ilustruese DURRË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Konk...