Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark deklaroi se ishte i shokuar dhe i zemëruar për vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së.
Ai tha se nuk ka parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Sipas tij tani do të jetë një rrugë e vështirë për të ardhmen.
“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen”, u shpreh gjenerali Clark në Off the Record, në A2 CNN.
I pyetur nëse kishte diçka që përputhej mes asaj që thoshin gjyqtarët dhe asaj që gjenerali ka parë me sytë e tij, ai u përgjigj se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe.
“Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”, shtoi ai.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Shtator20:49
Deputeti i LDK-së: Sonte do ta votonim Hashim Thaçin për President me 100 vota
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në H...
KOSOVA
16 Shtator20:13
"Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë"/ Pandeli Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë
Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdikt...
KOSOVA
16 Shtator20:05
Skandal në Hagë/ Specialja e përmendi si person në dijeni për krimet, Fatmir Limaj i pafajshëm nga Tribunali dhe EULEX
Specialja e Hagës ka shpallur sot kriminel edhe një prej figurave të UÇK-së, Fatmir Limajn, megjithëse ai nuk ka akuzë.
Gj...
KOSOVA
16 Shtator19:51
Vendimi i Hagës/ Gjokutaj: Ajo gjykatë u krijuar nga antishqiptarët, dhe sigurisht që do të prodhonte antishqiptarizëm
Gjykata Speciale për Kosovën, e ngritur pa asnjë gjyqtar shqiptar dhe me seli jashtë territorit të saj, po konsiderohet gjithnjë e...
KOSOVA
16 Shtator19:38
“Vdekje tradhtarëve, liri çlirimtarëve”/ Pas vendimit të Hagës, protestuesit ende para Qeverisë së Kosovës
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë edhe pas tri orësh prej që ishin pozicionuar...
KOSOVA
16 Shtator19:34
Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve t&...
KOSOVA
16 Shtator19:23
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç reagoi pas vendimit të shkallës së Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaç...
KOSOVA
16 Shtator19:17
Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Pesë orë pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale, tashmë ka lëvizje konkrete për zhbërjen e kësaj Gjykate.
Bur...
KOSOVA
16 Shtator18:54
Vendimi i Hagës, reagon Vuçiç: Edhe pas 25 vitesh nuk jemi gati ta pranojmë çfarë ndodhi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ...