Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Do përfundosh edhe vetë në Hagë!” Del VIDEO: 12 vite më parë Kurti paralajmëronte Thaçin për Gjykatën Speciale

Shkruar nga Newsbomb
“Do përfundosh edhe vetë në Hagë!” Del VIDEO: 12
Albin Kurti ne Kuvend ner vitin 2014

Ditën e sotme Gjykata e Hagës vendosi të dënonte me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, e pas këtij vendimi që tronditi të madh e të vogël në gjithë shqiptarinë, është rikthyer në vëmendje një video e vitit 2014. Kohë kur kryeministri aktual Albin Kurti paralajmëronte kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi për krijimin e Gjykatës Speciale.

Në këtë video të bërë publike, Kurti kundërshtonte krijimin e Gjykatës speciale, duke iu drejtuar drejtëpërdrejtë Thaçit, nën pretendimin se ai po e lejonte krijimin e tribunalit me bindjen se vetë nuk do përfundote përpara tij.

“Tribunali apo gjykata e veçantë nuk bëhet sikur ky kryeministër i Kosovës të mos donte të bëhej, por Thaçi po e lejon këtë tribunal pasi beson se ai vetë nuk ka për të përfunduar atje. Nëse ka ndonjë mik ndërkombëtar që mund ta ndihmojë Kosovën, duhet ta bëjë këtë duke i treguar kryeministrit që edhe ky vetë do të përfundojë aty”, shprehej Kurti.

Kjo deklaratë daton që prej prillit të vitit 2014, kur Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, në atë periudhë çështja e krijimit të një gjykate të veçantë për trajtimin e pretendimeve për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës ishte pjesë e debatit politik në vend. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Video credits © Fol Shlir

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese