Gjermania bën thirrje që të respektohet vendimi i Speciales
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, bëri thirrje të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, teksa shtoi se Kosova ka bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.
“Duke themeluar Dhomat e Specializuara dhe duke bashkëpunuar me Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi, Kosova ka dëshmuar se ka kryer përgjegjësitë e saj, përfshirë ballafaqimin me krimet e luftës, si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ambasadori Rudolph.
Sipas ambasadorit gjerman, vendimi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, “në asnjë mënyrë nuk i shfajëson aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të kryera ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90, të cilat tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe që nxitën ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar”.
HRW për vendimin e Speciales: Moment i rëndësishëm për viktimat që pritën për drejtësi
Ministri Hoti flet për Euronews nga Haga: Drejtësia ndërkombëtare shpërbleu agresorin dhe dënoi viktimat
“Do të përfundosh vetë në Hagë”, 12 vite më pas rikthehet paralajmërimi i Kurtit ndaj Thaçit (VIDEO)
- 21:15 Katër kopje të librit të ri për Princeshë Dianën vidhen në Holandë
- 21:10 HRW për vendimin e Speciales: Moment i rëndësishëm për viktimat që pritën për drejtësi
- 21:02 Ministri Hoti flet për Euronews nga Haga: Drejtësia ndërkombëtare shpërbleu agresorin dhe dënoi viktimat
- 20:45 Qeveria miraton vendimet, 17 ushtarakë dhe një helikopter shqiptar në KFOR
- 20:28 “Do të përfundosh vetë në Hagë”, 12 vite më pas rikthehet paralajmërimi i Kurtit ndaj Thaçit (VIDEO)
- 20:06 21 viktima nga shembja e një ndërtese në Gaza, mes tyre tetë fëmijë