Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Reagon Rita Ora: Duke luftuar për Kosovën, që e quajmë shtëpi sot...
Lajmifundit
/
16 Shtator 2026, 21:35
Kosovë&Rajon

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mesazhin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.

Rita Ora nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por ka zgjedhur ta përcjellë mesazhin përmes këtij publikimi në rrjetet sociale.


