Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Britania e Madhe pas vendimit të Hagës: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s në 1999

    “Çdo shqiptar mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”, Vuçiç tërbohet me Gjeloshajn: Po pështyjnë mbi aktgjykimin dhe po mohojnë sundimin e ligjit

    Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Britania e Madhe pas vendimit të Hagës: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s në 1999
    Kosovë

    Britania e Madhe pas vendimit të Hagës: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s në 1999

    September 16, 2026

    Britania e Madhe ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Kosovën dhe institucionet e saj.

    Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, deklaroi se Londra respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe procesin e tyre gjyqësor, ndërsa nënvizoi angazhimin britanik për drejtësinë, përgjegjësinë dhe pajtimin në rajon.

    “Britania e Madhe mbetet një vend mik dhe partner i afërt i Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Wood.

    Duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, ministri britanik tha se vendi i tij është krenar për rolin që luajti së bashku me aleatët e NATO-s në përballimin e krizës në Kosovë.

    “Jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët tanë të NATO-s në vitin 1999, duke ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare, si dhe për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, u shpreh ai.

    Sa i përket aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, Wood e cilësoi atë si “një moment të rëndësishëm”, por theksoi se vendimi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe nuk përbën një gjykim mbi shtetësinë apo sovranitetin e Kosovës.

    “Ky nuk është një gjykim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, tha ministri britanik, duke shtuar se qeveria britanike shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.

    Wood theksoi gjithashtu se gjetjet e gjykatës lidhen me individë dhe nuk duhet të shfrytëzohen për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në rajon.

    “Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, deklaroi ai.

    Në përfundim, ministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, me synim mbështetjen e paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet.

    Britania e Madhe Haga kosova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Britania e Madhe pas vendimit të Hagës: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s në 1999

    September 16, 2026

    “Çdo shqiptar mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”, Vuçiç tërbohet me Gjeloshajn: Po pështyjnë mbi aktgjykimin dhe po mohojnë sundimin e ligjit

    September 16, 2026

    Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike

    September 16, 2026

    Gjeloshaj pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.