Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Autoritet i ri dhe tarifë për karburantet, qeveria propozon krijimin e REZERVAVE strategjike të naftës

Shkruar nga Newsbomb
Autoritet i ri dhe tarifë për karburantet, qeveria propozon krijimin e
Kryeministria

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i cili ka për synim garantimin e sigurisë së furnizimit me nafte dhe nënprodukte të saj në vendin tonë.

Sipas këtij projektligji, rezervat e sigurisë do të krijohen gradualisht, nën objektivin që Shqipëria të arrijë një nivel prej të paktën 90 ditësh të importeve neto, ose 61 ditësh sa i përket konsumit të brendshëm, marrë këtu si referencë sasinë më të madhe. Ndërkohë parashikohet krijimi i një strukture të re publike, për të bërë administrimin e këtyre rezervave, ajo do të jetë “Autoriteti për Rezervën e Sigurisë së Naftës”.  Autoriteti do të jetë një person juridik publik jofitimprurës, në varësi të ministrit përgjegjës për energjinë do të ketë edhe përgjegjësinë për krijimin, blerjen, shitjen, depozitimin dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë.

Në këtë projektligj parashikohet po ashtu një tarifë për krijimin dhe mbajtjen e rezervës së sigurisë, e cila do të aplikohet mbi produktet energjetike hidrokarbure që i nënshtrohen akcizës, përfshirë edhe karburantin e aviacionit. Por nuk ka një vlerë konkrete të kësaj tarife në lekë për litër. Shuma pritet të përcaktohet me VKM, me propozim të ministrit përgjgjës për energjinë dhe ministrit përgjegjës për financat, në bazë të nevojave për financimin e rezervave.

Rezervat mund të depozitohen drejtpërdrejt nga Autoriteti ose nga operatorë ekonomikë, në bazë të marrëveshjeve kontraktore, por në çdo rast ato duhet të jenë fizikisht të disponueshme, të kontrollueshme dhe të aksesueshme, si edhe nuk mund të përdoren si garanci, peng apo të jenë objekt i kufizimeve që cenojnë përdorimin e tyre në rast emergjence.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit me nënprodukte të naftës ose të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të tyre në tregun ndërkombëtar, Këshilli i Ministrave do të mund të marrë vendim për përdorimin e rezervave të sigurisë, në përputhje me Planin Kombëtar të Reagimit. Ky i fundit pritet të përcaktojë arsyet e përdorimit të rezervave, afatet e lëvrimit dhe furnizimit të tregut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese