Ekipi i Partizanit ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjen e parë të UEFA Youth League.
19-vjeçarët e kuq triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Valletta-s. Të kuqtë, të drejtuar nga tekniku Fatjon Muhametaj, zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë, duke dominuar totalisht takimin dhe duke kontrolluar lojën.
Golat për Partizanin u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Rrenga zhbllokoi rezultatin, ndërsa Hyka vulosi fitoren 0-2 për skuadrën e kuqe.
Me këtë sukses, Partizani ka hedhur një hap të sigurt drejt raundit tjetër të UEFA Youth League.
Ndeshjen e kthimit, Partizani do ta luajë në Tiranë, ku do të presë Valletta-n.
Lini një Përgjigje