Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përmes të cilit babai i tij u dënua me 25 vjet burgim për akuza që lidhen me krime lufte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi falënderon qytetarët shqiptarë që udhëtuan drejt Hagës dhe që pritën për orë të tëra për shpalljen e vendimit, ndersa shprehet se beteja per drejtesi nuk ka mbaruar.

‘Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij.
Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj, sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet dhe maturi.
Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë, ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim’, shkruan ai.
Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale
‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Amnesty International: Dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin
- 22:27 Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës
- 22:18 Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale
- 22:10 Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin
- 22:04 ‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 21:52 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, Bido: Një kartë e re në dorën e Serbisë kundër Kosovës
- 21:43 Protesta e 109-të mbyllet para Kryeministrisë, organizatorët: Nesër në orën 10:00 para Kuvendit