Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Haskajn dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.
Sipas të dhënave paraprake, dy të arrestuarit ishin nën hetim prej disa muajsh, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit.
Kastriot Haskaj njihet si pronari i linjës së kafes “Moncafe”, si dhe i hotelit me të njëjtin emër në qytetin e Vlorës. Ndërsa Ertis Shehu ka mbajtur më herët detyrën e drejtuesit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier.
Hetimi lidhet me dyshimet për falsifikim të dokumenteve pronësore, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rolit të personave të përfshirë.
Ndërkohë, pritet finalizimi i operacionit, pasi hetimet po vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në skemën e falsifikimit të dokumenteve të tokave në Seman./Zeri/

