“Thaçit nuk ia priste mendja që do përfundonte në Hagë”, Gjoni, PS-LSI debat për Gjykatën Speciale

16 Shtator 2026 | 22:58

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u ndalur edhe te debatet politike në Tiranë në kohën kur u diskutua krijimi i kësaj gjykate.

Gjoni tha se në atë periudhë në Shqipëri ishte në pushtet koalicioni PS-LSI dhe se brenda qeverisë kishte pasur diskutime të forta lidhur me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Kosovës.

Ai tregoi se në atë kohë përfaqësues amerikanë dhe europianë i kishin kërkuar Tiranës të mos ushtronte presion ndaj Kosovës për çështjen e krijimit të Gjykatës Speciale.

“Kam qenë në detyrë si këshilltar diplomatik i Kuvendit në atë kohë. Amerikanët dhe europianët na kërkuan ne në Tiranë të mbyllnim gojën dhe të mos bënim presion ndaj Kosovës që të miratonte ngritjen e kësaj gjykate. Ne kemi pasur debate shumë të forta brenda koalicionit për skenarin se çfarë do të përbënte ngritja e kësaj gjykate. Ideja që do të gjykoheshin liderët e UÇK-së, që po mbronin tokën e vet, ishte e pamimagjinueshme”, u shpreh ai.

Gjoni e krahasoi situatën me përfshirjen e trupave amerikane në luftërat në Afganistan dhe Irak, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë që ushtarët e tyre të përballen me procese të tilla gjyqësore ndërkombëtare.

“Thaçit nuk ia priste mendja se do të arrinte këtu, por kjo është një njollë edhe për SHBA, sepse ne e dimë shumë mirë përfshirjen e NATO-s”, deklaroi Gjoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës

Jordan Daci jurist, ka folur në “Now” lidhur me mundësinë e ndryshimit të vendimit në Apel sa i përket dënimit me 81 vite burg në...
22:27 | 16/09/2026

Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se, sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama ka...
22:18 | 16/09/2026

Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka diksutuar në “Now” mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 81 vite burg në total...
22:10 | 16/09/2026