Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Paskal Milo flet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi është rrjedhojë e një kalkulimi gjeopolitik që nisi 11 vite më parë

Shkruar nga Newsbomb
Paskal Milo flet pas dënimit të ish-krerëve të
Paskal Milo

Ish- ministri i jashtëm, Paskal Milo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” ku komentoi vendimin e marrë për katër ish-krerët e UÇK-së. Ai u ndal te krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke e cilësuar si një proces të vështirë në Kosovë me presion të madh ndërkombëtar ndaj politikës dhe Parlamentit.

Gjatë emisionit ai u shpreh se një prej gabimeve që e çoi situatën e sotme ishte pranimi i ngritjes së Gjykatës Speciale, që sipas tij, nuk u pranua me dëshirë vullnetare por me presion. Milo shprehet se vendimi i sotëm është rrjedhojë e një kalkulimi gjeopolitik që nisi 11 vite më parë.

Paskal Milo: Ky vendim u duhet atyre që e nisin procesin, se që në fillimi kur u nis krijimi dhomave të specializuara e mbajmë mend që ishte 1 proces i vështirë, rezistencë në Kosovë dhe presion madh ndërkombëtar ndaj politikës dhe parlamentit për ta miratuar si ligj. Gabimi i parë që lejoi të arrihej këtu sot është u pranua ngritja e kësaj Gjykate Speciale, nuk u pranua me dëshirë e vullnet, por me presion, ata që i detyruan parlamentarët e Kosovës për ta miratuar ishin SHBA dhe BE.

Ne nuk duhet të fshihemi sepse ne i kemi aleatë SHBA dhe BE ku munduam të shkojmë por në këtë çështje ata nuk panë, nuk gjykuan me parimësi, por panë disa interesa të tjera gjeopolitike. Dhe qëndroj fort në bindjen time se vendimi i sotëm është rrjedhojë e një kalkulimi gjeopolitik që nisi 11 vjet më parë.

Ishte që t’i jepej Serbisë një që ishte të jepej Serbisë një sadisfaksion qoftë edhe moral, me qëllim që të tërhiqej Serbia nga influencë e Rusisë të afrohej me Perëndimin duke joshur edhe me integrimin evropian dhe gjëra të tjera, përfshirë këtu edhe hapjen e dyerve të bashkëpunimit nga ana e SHBA. Që nga fundi i presidencës Obama filloi ndryshimi i politikës amerikane, afrimi me Serbinë që u thellua më tej dhe është kjo që është sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese