Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri e njëherit iniciuesi i mbledhjes së qytetarëve për ta pritur vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shesh mbrëmjen e kaluar, ka ftuar qytetarët që të protestojnë pas dënimit të katërshes së UÇK-së por pa sulmuar Policinë e institucionet e Kosovës.
Haziri gjithashtu iu ka bërë thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska dhe të mos e fshehin identitetin gjatë protestës.
“Do të qëndrojmë këtu, do të protestojmë dhe nuk do të heshtim. Por nuk do ta sulmojmë Policinë e Kosovës dhe nuk do t’i sulmojmë institucionet tona. Hiqini maskat. UÇK-ja ka qenë pa maska. Edhe ne jemi pa maska. Ne nuk fshihemi. Ne protestojmë hapur dhe me dinjitet. Këto janë institucionet tona. Janë institucionet e Kosovës, të krijuara me shumë sakrificë dhe me gjakun e dëshmorëve. Ne jemi këtu për ta mbrojtur UÇK-në, jo për ta dëmtuar Kosovën”, është mesazhi që Haziri u ka përcjellë qytetarëve”, ka deklaruar Haziri.
Sipas tij, qytetarët mund ta mbrojnë publikisht atë që e konsiderojnë të vërtetën e luftës së UÇK-së pa cenuar rendin dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se protestat dhe aktivitetet qytetare do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar sërish që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.
Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18...-
Kosova protestoi në prag të përfundimit të gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
I biri i ushtarit të zhdukur në luftë: S'lejojmë që sakrifica të barazohet me faj
-
Emocionet dhe protesta në Prishtinë pas aktgjykimit të Speciales (Fotogaleri)
-
Protestuesit kërkojnë një qëndrim nga ana e institucioneve
-
Hamza: PDK-ja do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore