Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Nesër protestë para Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Von der Leyentheksoi në Strasburg se BE-ja tashmë disponon shumë instrumenta dhe po forcon bashkëpunimin me NATO-n.
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Evropë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë një mekanizëm alarmi për krizat e sigurisë, të pavarur nga NATO-ja, për raste që janë në pragun e një sulmi të armatosur.
"Ne kemi nevojë për një mekanizëm të ngjashëm me nenin 4 të Traktatit të NATO-s", deklaroi politikania gjermane në fjalimin e saj mbi Gjendjen e Bashkimit Evropian. Nëse një shtet anëtar e aktivizon këtë mekanizëm, të gjitha shtetet anëtare duhet të mblidhen për të koordinuar një përgjigje evropiane, për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm dhe për të zbutur pasojat.
Von der Leyentheksoi në Strasburg se BE-ja tashmë disponon shumë instrumenta dhe po forcon bashkëpunimin me NATO-n. Megjithatë, doktrina, institucionet dhe proceset vendimmarrëse të BE-së nuk kanë ecur me ritmin e realitetit të ri. "Sistemet tona janë krijuar për një botë tjetër. Ato janë formuar nga përpjekje me qëllime të mira për konsensus dhe kompromis", shtoi ajo.
Që nga themelimi iNATO-snë vitin 1949, neni 4 është aktivizuar nëntë herë. Herën e fundit kjo ndodhi më 23 shtator 2025 me kërkesë të Estonisë, pasi tre avionë luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore. Këto konsultime përbëjnë një sinjal politik të solidaritetit të aleancës, por mund të çojnë edhe në masa konkrete të përbashkëta, si mbështetje shtesë për parandalimin dhe mbrojtjen.
Rikthehet në diskutim Këshilli Evropian i Sigurisë
Von der Leyen njoftoi gjithashtu një koncept për krijimin e një Këshilli Evropian të Sigurisë. Duke iu referuar kësaj ideje, e cila diskutohet prej vitesh, ajo tha se me partnerë si Kanadaja, Norvegjia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar është diskutuar gjatë për një format të krerëve të shteteve dhe qeverive që do të merrej me sigurinë e kontinentit.
Sipas saj, për shkak të natyrës dhe përmasave të kërcënimeve aktuale, kjo është tani më urgjente se kurrë. Prandaj, së shpejti do të paraqiten propozime konkrete se si mund të bëhet realitet një Këshill Evropian i Sigurisë.
Për krijimin e një organi të tillë kishte bërë thirrje që në vitin 2018 ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Në atë kohë, ideja ishte që një organ më i vogël, me anëtarësi pjesërisht me rotacion, të përgatiste më shpejt vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Megjithatë, projekti nuk u realizua kurrë, për shkak të paqartësive mbi kompetencat dhe shqetësimeve të shteteve më të vogla për dominimin e vendeve të mëdha.
Mesazh për Rusinë
Von der Leyen i konsideron incidentet e fundit në Lituani dhe Danimarkë si pjesë të një modeli më të gjerë agresioni rus ndaj Evropës.
Sipas saj, këto ngjarje nuk janë raste të izoluara, por "pjesë e një modeli më të gjerë agresioni dhe provokimi rus kundër Evropës, që vë në provë gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë".
"Rusia do të konstatojë se vendosmëria jonë vetëm sa do të bëhet më e fortë."
Në Lituani, sipas autoriteteve, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Ndërsa në Danimarkë, sipas Ministrisë së Jashtme, një helikopter i forcave ajrore u qëllua me raketa ndriçuese teksa po vëzhgonte një fregatë ruse në Detin Baltik.
Von der Leyen riafirmoi gjithashtu mbështetjen e gjerë përUkrainën. Ajo deklaroi se dimri i ardhshëm do të jetë më i vështiri për Ukrainën që nga fillimi i luftës. BE-ja, së bashku me partnerët e saj, synon të ofrojë ndihmë humanitare dhe të forcojë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje. Gjithashtu do të zgjerohet mbrojtja ajrore e Ukrainës, për çka nevojitet urgjentisht furnizimi me raketat mbrojtëse amerikane Patriot.
Partneritet i ri me Kanadanë
Në fjalimin e saj, Von der Leyen hodhi në diskutim edhe një partneritet të ri: një anëtarësim të "asociuar" të Kanadasë në BE.
"Ne duam ta ngremë marrëdhënien me Kanadanë në nivelin më të lartë të mundshëm", tha ajo. "Në këtë botë të re duhet të rimendojmë urgjentisht partneritetet tona. Disa mund të besojnë se veprimi i vetëm është përgjigjja e duhur, por kjo nuk është një opsion për ne."
Ky qëndrim përfaqëson një largim të qartë nga linja tradicionale e Bashkimit Evropian. Deri më tani, 27 shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar forma të tilla fleksibile bashkëpunimi, të cilat nuk janë të parashikuara në traktatet e BE-së. Edhe propozimi i Gjermanisë në muajin maj për t'i ofruar Ukrainës një anëtarësim të asociuar si hap të ndërmjetëm drejt anëtarësimit të plotë u prit me rezervë nga shtetet anëtare.
Kryeministri kanadez Mark Carney ndoqi fjalimin e Von der Leyen në sallën plenare në Strasburg dhe u përshëndet ngrohtësisht nga eurodeputetët. Vetëm pak ditë më parë, Carney kishte deklaruar se vendi i tij synon një "aleancë unike" me BE-në, por jo anëtarësim të plotë.
Kanadaja, ashtu si BE-ja, po përballet me pasojat e politikës tregtare dhe të jashtme pjesërisht të paparashikueshme të Shteteve të Bashkuara nën Presidentin Donald Trump. Së fundmi, presidenti amerikan e ka përshkallëzuar mosmarrëveshjen tregtare me Kanadanë duke vendosur kufizime të reja importi dhe tarifa doganore./DW
Foto ilustruse Një organ i pavarur mbikëqyrës i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së ka pranuar për herë të...
Giorgia Meloni ITALI- Qeveria italiane ka vendosur të heqë taksën rrugore për rreth 14.5 milionë makina dhe motoçikleta, n&...
Foto ilustruese TURQI- Turqia ka zhvendosur një brigadë prej rreth 2,000 komandosh nga lindja e vendit drejt bregdetit të Egjeut, në nj...
Foto ilustruese JEMEN- Luftime të ashpra janë zhvilluar në veri të Jemenit mes forcave të qeverisë së njohur ndërko...
Magdalena Andersson SUEDI- Opozita e qendrës së majtë ka siguruar një fitore të ngushtë në zgjedhjet parlamentare n&eum...
Pamje nga shembja e minierës së arit SUDAN- Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Komisioni Evropian do të propozojë rregulla të reja për mbrojtjen e të miturve në rrjetet socia...
Foto ilustruese IRAN- Amnesty International akuzon autoritetet iraniane për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit gjatë shtypjes së...
Droni i gjetur në brigjet e Detit Baltik POLONI- Një dron rus i tipit Gerbera 2, i gjetur në Detin Baltik pranë brigjeve veriperën...
Hudhitë SHBA- Zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të Huthive zhvilluan një takim të fshehtë gjatë fundjav&e...