Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si edhe me vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri në të pasdites, kryesisht në relievet malore të vendit.
Këto vranësira shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.
Era fryn me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, deri në 12 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.