
Dhjetëra qytetarë kanë qëndruar në aeroportin e Prishtinës teksa prisnin mbërritjen e djalit të Kadri Veselit dhe atij të Hashim Thaçit të cilët ishin në Hagë gjatë momentit që u dha vendimi për dënimin e liderëve të UÇK.
Teksa falenderuan qytetarët për mbështetjen, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit tha për mediat se beson se liderët e UÇK-së do të kthehen të pafajshëm, ndërsa nuk ngurroi edhe të jepte një mendim për gjykatën.
“Gjykatë kriminale por ne besojmë që ata do të kthehen të pafajshëm”- u shpreh ai.
Ditën e djeshme, në Kosovë e Shqipëri pati reagime të shumta pas vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin me 81 vite burg në total për 4 liderët e UÇK-së. pavarësisht se akuza për krime kundër njerëzimit u rrëzua, gjykata dënoi Thaçin me 25 vite burg, Krasniqin me 25 vite burg, Selimin me 13 vite burg dhe Veselin me 18 vite burg për mënyrën e trajtimit të të ndaluarve gjatë luftës. Versus.al


