LIVE UPDATES
Politike

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në fokus pesë interpelanca dhe pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë kësaj seance plenare do të zhvillohen pesë interpelanca, ndërsa seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 shtatorit dhe më pas do të vijojë me njoftimet.

17 Shtator 2026, 08:34 Nga E.d
Sot seancë plenare në Kuvend/ Në fokus
Foto ilustruse

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën plenare ku në rend dite janë parashikuar disa interpelanca të kërkuara nga deputetët e PD-së, si edhe shqyrtimi e votimi i disa projektligjeve. Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë kësaj seance plenare do të zhvillohen pesë interpelanca, ndërsa seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 shtatorit dhe më pas do të vijojë me njoftimet.

Në rend dite në pikën e 11 do shqyrtohet e votohet edhe projektligji për statusin e e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike.

Rendi i plotë i ditës

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8 shtator 2026.

Njoftime.

Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”.

Pas pyetjeve do të shprehet nismëtari, ndërsa do të paraqesë qëndrimin Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Do të japin mendim edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Më pas do të zhvillohen diskutimet e grupeve parlamentare dhe do të hidhet në votim.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”.

Projektligji do të shqyrtohet pas pyetjeve, me qëndrimin e nismëtarit dhe të Komisionit përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas diskutimeve të grupeve parlamentare do të zhvillohet votimi.

Projektligji “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”.

Për këtë projektligj do të shprehet nismëtari dhe Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas diskutimeve do të zhvillohet votimi.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Projektligji do të shqyrtohet me pyetje, qëndrimin e nismëtarit dhe të Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Mendim do të japin Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Më pas do të zhvillohen diskutimet dhe votimi.

Projektligji “Për disenjot”.

Pas pyetjeve dhe qëndrimit të nismëtarit, do të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Projektligji do të kalojë më pas për diskutim dhe votim.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.

Pas pyetjeve dhe shprehjes së nismëtarit, do të paraqesë qëndrimin Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Në vijim do të zhvillohen diskutimet dhe votimi.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, ‘Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.

Projektvendimi do të hidhet në votim.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.

Edhe ky projektvendim parashikohet të kalojë për votim.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.

Projektvendimi do të hidhet në votim me shumicë të thjeshtë.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Në këtë pikë, çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta, ndërsa nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, koha maksimale është 8 minuta. Koha totale e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta./Dosja.al

kuvend seanca deputete

Sondazh

Poll

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro