‘Akuza të stisura politikisht’, Saiti: Dënimi i krerëve të UÇK, jo në emër të Kosovës

‘Akuza të stisura politikisht’, Saiti: Dënimi i krerëve të UÇK, jo në emër të Kosovës

08:55, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Akuza të stisura politikisht, i konsideron gazetari Gazmend Saiti, të gjithë procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Saiti tha se dënimi i udhëheqësve të UÇK nuk është në emër të popullit të Kosovës, ndërsa vendimin e cilësoi si tërësisht politik me ndikim të drejtëpërdrejtë në pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, pretendimet e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK në këtë aktgjykim janë më shumë të fryra se sa të vërtetuara, ndërsa e gjithë rrjedha i shkon për shtat vetëm Serbisë.

Mendoja se do kishte një dënim më të lehtë për të pandehurit. Në akuzën e ngritur ndaj tyre është vendim politik, që ndikoi dpd në pavarësinë e Kosovss. Mediat serbe trumbetojnë se shiheni çka ndodhur me këtë luftë. Serbia ka qenë në avantazh moral gjithmonë, në aspektin politik s’di ta them.

Politika serbe, sidomos kur ka serbë, thotë Kosova është e jona do ritktheemi, kjo ka qene e karikuar sikur janë në avantazh e s’kanë. Dënimi i krerëve të UÇK s’është në emër të populit të Kosovës, por të politikës së Hagës. Ndikimi i politikës në Serbi bëri që ky vendim të ishte parashikuar.

Akuzat e ngritura janë mbi baza të stisura se sa reale. Pretendimet e gjykatës ndaj krerëve të UÇK në këtë aktgjykim janë më shumë të fryra se sa të vërtetuara. Sidmos serbët janë aq të mbingarkuar nga mllëfi për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Pretendimet për UÇK dhe Haga ka marrë këto fakte duke i cilësuar si krime kundër njerëzimit. Këto krime e akuza ndaj krerëve të UÇK nuk qëndrojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco