Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca të kërkuara nga deputetët e PD-së, si edhe shqyrtimi e votimi i disa projektligjeve.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 shtatorit dhe më pas do të vijojë me njoftimet. Në fokus të seancës do të jenë katër interpelanca urgjente me ministra të qeverisë. Në rend dite në pikën e 11 do shqyrtohet e votohet edhe projektligji për statusin e e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike.
Në fund të seancës janë parashikuar edhe ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

