Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po transportonin me automjet lëndë narkotike, policia u “pret rrugën” tre të rinjve në Qafë Thanë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Po transportonin me automjet lëndë narkotike, policia u “pret
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona në Korçë, të cilët u kapën duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa. Sipas informacioneve për mediat, tre të rinjtë udhëtonin me një automjet, i cili u ndalua nga policia në afërsi të Qafë Thanës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në pjesën e bagazhit u gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa një tjetër sasi e vogël u gjet në xhepin e njërit prej pasagjerëve. Mësohet se në automjet u gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike, e cila u sekuestrua nga blutë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithashtu automjetin, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe disa telefona celularë. Në pranga kanë rënë Sulejman Tota, 27 vjeç, dhe Julian Prendushi, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe Blert Hasani, 25 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese