web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë"/ PD kërkon ndryshim të rendit të ditës

17 Shtator 2026, 09:13, Politikë CNA

"Të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë"/

Partia Demokratike ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare që pritet të nisë në më pak se një orë. Bëhet me dije se PD ka kërkuar që të hiqet ligji për statusin e magjistratëve dhe të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë.

Në kërkesën e bërë nga Grupi Parlamentar i PD-së, thuhet se organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve u thirrën brenda ditës dhe një kohe shumë të kufizuar për seancë dëgjimore në dy Komisione parlamentare, duke mos u dhënë mundësi atyre që të ishin të parapërgatitur dhe që procesi i konsultimit të ishte realisht efektiv.

Sipas PD-së, pavarësisht opinioneve të tyre me shkrim, mazhoranca në të gjitha Komisionet Parlamentare, nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej shqetësimeve të shprehura nga organet e sistemit të drejtësisë apo shoqatat përfaqësuese të magjistratëve.

Më tej thuhet se versioni i ri i projektligjit i miratuar nga Komisioni i Ligjeve dhe që i përcillet për votim seancës plenare, nuk është konsultuar me asnjë prej grupeve të interesit dhe nuk u është bërë transparent atyre.

“Gjithashtu, vetëm pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve u thirrën brenda ditës dhe një kohe shumë 1 të kufizuar për seancë dëgjimore në dy Komisione parlamentare, duke mos i dhënë mundësi atyre që të ishin të parapërgatitur dhe që procesi i konsultimit të ishte realisht efektiv. Rezulton se pavarësisht opinioneve të tyre me shkrim, mazhoranca në të gjitha Komisionet Parlamentare, nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej shqetësimeve të shprehura nga organet e sistemit të drejtësisë apo shoqatat përfaqësuese të magjistratëve. Për më tepër, mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka miratuar një version krejt të ri të projektligjit, të depozituar po atë ditë nga një tjetër deputet i Grupit Parlamentar të PS, propozuar si Amendament me nr. 3994 Prot., datë 14.09.2026, por që anëtarëve të Komisionit të Ligjeve i është vënë në dispozicion vetëm ditën e shqyrtimit, pra më datë 15 Shtator 2026. Madje, Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin, në shkelje të procedurës parlamentare, ende pa përfunduar shqyrtimi në Komisionet për dhënie mendimi dhe pa marrë më parë mendimin e atyre Komisioneve, përkatësisht, Komisonit për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, versioni i ri i projektligjit i miratuar nga Komisioni i Ligjeve dhe që i përcillet për votim seancës plenare, nuk është konsultuar me asnjë prej grupeve të interesit dhe nuk i është bërë transparent atyre”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së. /CNA

Dokumenta bashkëngjitur





Lajmet e fundit nga