Teksa për pak minuta pritet të nisë seanca e radhës parlamentare ku në rend dite ishte përfshirë dhe votimi i ndryshimeve ligjore për magjistratët, përmendur këtu dhe pagat e tyre, demokratët kanë kërkuar që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.
Referuar kërkesës së tyre drejtuar Kuvendit, Partia Demokratike ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, duke kërkuar që të mos diskutohen ndryshimet që janë bërë në Komisionet e Ligjeve për magjistratët, me argumentimin se pala e interesuar nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për konsultime.
Në kërkesën e cila mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kërkohet që qeveria të jetë më transparente me magjistratët për vendimet e marra në çështje që lidhen drejtpërdrejtë me ta, siç janë dhe pagesat e tyre për shërbimin e dhënë ndaj qytetarëve.
Konkretisht, demokratët kërkojnë:
1.Në perputhje me nenin 31 te Rregullores së Kuvendit, ndryshimin e Rendit te Dites së seances
se dates 17 Shtator 2026 dhe heqjen nga Rendi i Dites i projektligjit “Per disa shtesa dhe
ndryshime ne ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërise”, të ndryshuar.
2. Në perputhje me nenin 87 te Rregullores së Kuvendit, kalimin e projektligjit per vleresim edhe
në Këshillin e Legjislacionit të Kuvendit të Shqiperisë, me qëllim që të rivlerësoje projektligjin
në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 te Gjykates Kushtetuese dhe me qendrimet e
paraqituea nga gjyqesori.
3. Kuvendi te nisẽ pa asnjë vonese nje proces real, efektiv dhe transparent konsultimi me organet e
qeverisjes së sistemit te drejtesise dhe shoqatat perfaqesuese te magjistrateve, me qëllim gjetjen
e një zgjidhje finale per ketë problematike dhe reflektimin korrekt te standardeve te percaktuara
në vendimin nr. 15/2026 te Gjykates Kushtetuese.

