VIDEO: Nga mitet te dokumentet: koha për ta rilexuar të shkuarën

17 Shtator 2026, 09:51Kulturë TEMA
VIDEO: Nga mitet te dokumentet: koha për ta rilexuar të shkuarën

Në Shqipëri dhe Kosovë, kujtesa për veprimtarinë e strukturave të sigurisë së regjimeve komuniste nuk është ndërtuar njësoj. Në Shqipëri, hapja e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, ligji i posaçëm dhe krijimi i AIDSSH-së kanë mundësuar që sot dokumentacioni të jetë i aksesueshëm për qytetarët dhe studiuesit.

Duke folur në konferencën shkencore për kufirin Shqipëri–Kosovë gjatë viteve 1944–1991, Kryetarja e AIDSSH-së, Dr. Gentiana Sula, ngriti nevojën që edhe narrativat e krijuara ndër vite për Sigurimin e Shtetit dhe UDB-në të mos mbeten në nivelin e miteve, kujtesës apo propagandës.

Ka ardhur koha t’u rikthehemi dokumenteve.
Të krahasohen burimet.
Të ballafaqohen këndvështrimet.
Të rishqyrtohen narrativat.
Të vendosen ngjarjet dhe individët në kontekstin e tyre historik.

Sepse njohja e së kaluarës nuk përfundon te historia e dy regjimeve apo e institucioneve të tyre. Ajo duhet të zbresë te fatet e familjeve dhe të individëve, të cilët edhe sot kanë shumë pyetje.

Vetëm duke lexuar, krahasuar dhe ballafaquar dokumentet mund ta kuptojmë më mirë të shkuarën — dhe njëri-tjetrin. A.K./TemA

Lini një Përgjigje