‘Ndërkombëtarët s’kanë ndikuar te politikanët’, Gecaj: Ka patur presion për çarmatosjen e UÇK

09:41, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ushtaraku dhe koloneli i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, TMK, Hysen Gecaj shprehet se ndërkombëtarët nuk kanë ndikuar aspak në politikën e Kosovës, përpos sjelljes së ideve për ngritjen e insticioneve por pa imponuar.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Gecaj tha se presioni i vetëm ka qenë ai për çarmatosjen e UÇK dhe të mos krijohej asnjë institucion, porse udhëheqësia në Kosovë vendosi krijimin e një force të ngjashme, si ajo e TMK dhe FSK.

Sipas Gecajt, TMK, Trupa Mbrojtëse e Kosovës, kishte si qëllim përgatitjen dhe trajnimi e kuadrove për një të ardhme si ajo e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Kur flasim për relacionet e insticioneve vemndore e ndërkombëtare çështja s’është ashtu, sepse kur është folur për vendime të rëndësishme, ndërkombëtarët kanë ardhur me qëndrim të prerë që këto të pranohen. Po flas edhe për zyrtare e private, pjesa me rëndësi është ajo zyrtare.

Në debatet me ndërkombëtaret, s’është instistuar të merren patjetër, është ofruar si ide, dhe vendosmim ne që e pranojmë ose jo. Kurrë s’e kemi pranuar për hir të interesave, janë dhënë edhe arsyetime shtesë se përse ndërkombëtaret e kanë foruar atë ide.

Nuk qëndron se kemi qenë servilë ndaj ndërkombëtarëve. Ka pasur presion që UÇK të çarmatoset e të mos formohet asnjë institucion, ka qenë udhëheqësia që të krijohej një mekanizëm që të jetë trashëgimtar i UÇK, TMK. Ka përgatit e trajnuar kuadro për një të ardhme si ajo e FSK, dhe të gjithë janë bërë nën udhëheqjen kosovare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco