Për pak minuta pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare ndërsa njëkohësisht do të mbahet dhe protesta qytetare para Kuvendit. Deri më tani raportohet prezencë e ulët e protestuesve, të cilët janë vendosur në rrugën “George W Bush” që të nxjerr te Parlamenti.
Sakaq bëhet me dije se zona është rrethuar në total me 3 kordonë policie, njëra bëhet me dije se është vendosur pranë qendrës tregtare, një tjetër te Rruga e Elbasanit dhe tjetra pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Po ashtu raportohet se aktualisht në terren ndodhen rreth 600 efektivë Police, ndërsa nuk raportohet për incidente. Ende nuk është e qartë nëse protestuesit kanë me vete vezë apo jo, siç kanë bërë herët e tjera kur kanë pritur me vezë deputetët teksa hynin në Kuvend.


