web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lingota dhe monedha floriri kontrabandë në makinë luksoze/ Arrestohet 30-vjeçari në Fier

17 Shtator 2026, 10:02, Kronika CNA

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, që transportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga kontrollet e mëtejshme, në automjetin e shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec, u gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false.

30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit./CNA





Lajmet e fundit nga