Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Bardhi: Duhet një qëndrim i përbashkët i të gjitha forcave politike

17 Shtator 2026 | 10:17

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarë  ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.  Ai propozoi që të bëhet një qëndrim i përbashkët i të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës.

“Ka pasur një diskutim në Komisionin e Jashtëm për një qëndrim të përbashkët, për një draft-deklaratë të përbashkët.

Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj ta diskutojmë këtu këtë qëndrim dhe ju, zoti Kryetar i Kuvendit, në emër të Kuvendit, të mbani një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët.

Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të qeverisë, nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Këtë nuk e di pse! Por kjo nuk na pengon që ne të kemi një qëndrim të përbashkët të të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës. Kosova nuk ka nevoje qe ne te bëjmë politike”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e PD-së me stemën e UÇK-së në veshje, gjest solidariteti pas vendimit të Hagës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka shkuar këtë të enjte në sallën e Kuvendit, duke u spikatur me një gjest simbolik. Në shenjë solidariteti me...
10:07 | 17/09/2026

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për kompaninë KAYO

Partia Demokratike ka bërë kërkesë këtë të enjte për ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO. Kërkesa u rrëzua nga mazhoranca në Konferencën e...
09:54 | 17/09/2026

12 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, protestuesit përjashta kërkojnë lirimin e tyre

12 të arrestuarit gjatë protestës së 14 shtatorit në Tiranë dalin sot para Gjykatës së Tiranës. Ata u arrestuan nga Policia pas tubimit dhe bllokimit të...
09:48 | 17/09/2026