E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së shkojnë me simbolet e UÇK-së në Parlament

Ilustrim · Vizion Plus

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë shkuar në parlament me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre.

Vendimi është marrë si një shprehje solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, në një moment të ndjeshëm pas vendimit të gjykatës.

Deputetët kanë përcjellë publikisht mesazhin e mbështetjes së tyre për Kosovën dhe figurat e UÇK-së.

Partia Demokratike, ditën e sotme ka kërkuar votimin në parlament e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Kërkesa dhe draft rezoluta është firmosur nga 30 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Gjithashtu, dje në Komisionin e Jashtëm, anëtarët e PD në këtë Komision kanë kërkuar që në seancën e nesërme plenare, Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një Qëndrim zyrtar, të përbashkët nga të gjitha grupet parlamentare, mbi vendimin e sotëm të padrejtë për dënimin e 4 ish-udhëheqësve të UÇK.

Palët politike janë angazhuar për të punuar për një qëndrim të unifikuar dhe të përbashkët.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.