48 TROFE! Messi vazhdon të mahnisë botën në moshën 39-vjeçare

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë. Ylli argjentinas ka ngritur një tjetër trofe me Inter Miami, pasi skuadra amerikane mposhti Cruz Azul me rezultatin 2–0 në finalen e Campeones Cup.
Messi ishte protagonist i mbrëmjes. Kapiteni i Inter Miami zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, ndërsa në pjesën e dytë asistoi Casemiron, i cili vulosi fitoren e skuadrës nga Florida.
Ky triumf ka një rëndësi të veçantë për 39-vjeçarin, pasi bëhet fjalë për trofeun e 48-të të karrierës së Lionel Messit, sipas numërimit të MLS.
Përveç trofeut, Messi regjistroi edhe një tjetër moment historik: goli ndaj Cruz Azul ishte i 100-ti i tij me fanellën e Inter Miami.
Kështu, koleksioni i trofeve të Messit vazhdon të zgjerohet edhe në Shtetet e Bashkuara, pas sukseseve të tij me Barcelonën, Paris Saint-Germain, kombëtaren e Argjentinës dhe Inter Miamin.




