Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
• Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në orën 09:00 para ambienteve të Kuvendit për të pritur deputetët, të cilët do të merrnin pjesë në seancën e sotme plenare. • Në kuadër të kësaj policia mori masa te rrepta sigurie, duke vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit. • Kjo masë u mor në mënyrë që protestuesit të mos kalojnë perimetrin për të shkuar tek godina qeveritare. • Protesta ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye ajo u shoqërua nga forca të shumta policie. • Situata u tensionua kur protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes, gjë e cila shkaktoi edhe përplasje me forcat e policisë. • Në kuadër të kësaj, policia nisi shoqërimin e disa personave mes tyre edhe Dritan Goxhajs. • Pas kësaj, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen ose në të kundërt do të marrë masa të tjera, duke theksuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale. • Ata kanë thirrur njëzëri “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi” dhe “Qeveri e krimit”. • Nga ana tjetër, një protestues u shpreh se po protestojnë pasi ndihen të vjedhur, duke shtuar se kushdo polic që tenton të përdorë dhunë do të përgjigjet sipas ligjit. • Protestat qytetare në Tiranë kanë hyrë në ditën e 110-të, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do ta ndalojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër poltike. • Ata shprehen se janë të pakënaqur me qeverisjen, ndërsa akuzojnë qeverinë për përhapje të korrupsionit në strukturat shtetërore dhe vjedhje.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërisht, pasi policia ka nisur shoqërimet mes tyre edhe Dritan Goxhajn. Protestuesit kanë goditur me vezë policinë duke i thirrur "Policia e krimit".
Nuk munguan as përplasjet verbale mes protestuesve dhe policisë, ndërsa qytetarët kritikuan përplasjen e efektivëve me vajza. Policia u bëri thirrje që ata të largohen nga rruga pasi po pengojnë qarkullimin e automjeteve. Por protestuesit, janë shprehur se do ta vijojnë tubimin e tyre pasi ndihen të vjedhur dhe kërkojnë ndryshim./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët po zhvillojnë protestën e paralajmëruar jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare. Tensionet janë ndezur sërisht, pasi qytetarët kanë tenuar të çajnë kordonin rrethues dhe të hynë brenda ambienteve të Kuvednit, ku ndodhen deputetët. Pas kësaj, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen ose në të kundërt do të marrë masa të tjera. Kjo duke theksuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
“Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.
Nga ana tjetër, një protestues është shprehur se po protestojnë pasi ndihen të vjedhur, duke shtuar se kushdo polic që tenton të përdorë dhunë do të përgjigjet sipas ligjit.
“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.
Protestat qytetare në Tiranë kanë hyrë në ditën e 110-të, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do ta ndalojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër poltike./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit po vijojnë protestën, ndërsa i kanë bërë thirrje policisë që të bashkohen me ta. Ata janë mbledhur para Kuvendit dhe kanë thirrur njëzëri “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi” dhe “Qeveri e krimit”.
Protesta ka hyrë në ditën e 110-të të saj, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e klasës së korruptuar poltike. Ata shprehen se janë të pakënaqur me qeverisjen, ndërsa akuzojnë qeverinë për përhapje të korrupsionit në strukturat shtetërore dhe vjedhje./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit pas heqjes së gardhit metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes kanë nisur marshimin drejt Kuvendit, ndërsa kanë kaluar mes makinave. Momente tensioni u shënuan ditën e sotme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku një protestues tentoi të kalonte kordonin. Pas kundërshtimit të policisë, ai u shoqërua drejt ambienteve të Kuvendit.
Prej orës 9, protestuesit kanë vijuar me tubimin e tyre kundër klasës politike shqiptare. Ata kanë deklaruar se nuk do ta ndalojnë revoltën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe largimit të klasës së korruptuar politike. "Dorëheqje", "Qeverie e Krimit", "Nuk jeni shqiponja" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet më të përsëritura nga ana e protestuesve./Dosja.al
TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërish pasi qytetarët kanë shkulur gardhin metalik të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme. Qytetarët janë stacionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë vijuar përplasjet me efektivët e policisë.
Mënjëherë pas kësaj situatë është shtuar ndjeshëm prania e policisë, ndërsa kanë shoqëruar edhe një qytetar. Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë./Dosja.al
TIRANA- Situata jashtë Kuvendit është tensionuar dhe policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Policia ka shoqëruar një protestues, pasi tenoi të kalonte kordonin rrethues, ndërsa qytetarët kanë thirrur "Policia e krimit".
Pasi protetsuesit u zhvendosën te ministria e Brendshme, ata goditën me vezë efektivët e policisë. Në kuadër të kësaj, policia ka bllokuar me gardh metalik rrugë që të çojnë te Kuvend. Qytetarë të shumtë kanë marshuar dhe janë stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al
TIRANA- Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë. Efektivë të shumtë të policisë ndodhen para Kuvendit, të cilët po përpiqen të mos lejojnë qytetarët që të hynë në ambientet e Kuvendit.
Tensionet u shënuan fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa policia ka bllokuar disa rrugë që të çojnë te Kuvend. Nga ana tjetër, qytetarë të shumtë kanë marshuar dhe janë stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al
TIRANA- Protesta para Kuvendit po vijon, ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Policia ka rrethuar zonën me gardh metalik, ndërsa jashtë tyre ka një numër të konsiderueshëm protestuesish.
"Ju erdhi fundi", “Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”, "Nuk na përfaqësoni" dhe "Pa rini nuk ka Shqipëri", këto janë disa nga thirrjet me të përsërituar nga ana e tyre. Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje ndaj efektivëve të policisë që t’i bashkohen kauzës së tyre./Dosja.al
TIRANA- Një grup protestuesish janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ndërsa kanë thirrur njëzëri “Lironi çunat”. Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 110-të, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta para Kuvendit pritet të nis për pak minuta, ndërsa policia ka rrethuar zonën me gardhe metalike. Kjo në mënyrë që protestuesit të mos kalojnë perimetrin për të shkuar tek Kuvendi./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët do të zhvillojnë sot një protestë para Kuvendit, brenda ambienteve të së cilit do të zhvillohet edhe seanca plenare. Seanca do të nis në orën 10:00, ndërsa policia ka nisur me rrethimin e zonës me gardhe metalike.
Masat janë marrë në mënyrë të tillë që protestuesit mos t’i afrohen perimetrit të Kuvendit. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijoijnë aksionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij./Dosja.al
TIRANA- Ditën e sotme qytetarët kanë paralajmëruar një protestë para ambienteve të Kuvendit, në të cilën do të zhvillohet edhe seanca plenare. Kjo protestë vjen ndërkohë që protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 110-të, ku qindra qytetarë po protestojnë kundër qeverisë. Tubimi është thirrur në orën 10:00, orë në të cilën deputetët mblidhen në seancë plenare.
Thirrja për tubimin e sotëm u bë në përfundim të protestës së një dite më parë, ku protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri kur kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Gjatë protestave të mëparshme protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit, ndërsa seancat parlamentare pritet të jenë një nga pikat ku do të përqendrohen tubimet./Dosja.al