LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së Presidentit! Rama shkon në Kuvend. Bardhi: Puç kushtetues

• Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për pagat e magjistratëve, vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe protestën jashtë Parlamentit. • Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi të dhimbshëm vendimin e Hagës dhe njoftoi për përgatitjen e një deklarate të përbashkët të Kuvendit. • Ndërsa deputetët e PD-së u paraqitën me simbole të UÇK-së dhe kërkuan miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë. • Një tjetër përplasje u zhvillua për projektligjin mbi statusin e magjistratëve. • Gazment Bardhi kërkoi tërheqjen e tij nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancën se nuk ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. • Nga PS-ja ishte Taulant Balla që kundërshtoi kërkesën dhe deklaroi se mazhoranca do të votojë kundër saj. • Debate pati edhe për protestën jashtë Kuvendit, pasi deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, kritikoi mazhorancën për dhunën ndaj qytetarëve. • Debat pati edhe për KAYO-n, me kryedemokratin Sali Berisha që akuzoi mazhorancën se po mbron Edi Ramën dhe Ron Yeffet-in dhe se po i jepen para kompanisë përmes kontratave shtetërore. • Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ngriti shqetësimin për përfshirjen e shkollave me më pak se 21 nxënës në testimin PISA 2025, ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se përzgjedhja është bërë sipas metodologjisë së OECD-së. • Ndërsa në interpelancën për shëndetësinë, ministrja Klodiana Spahiu premtoi se PET Scan-i do të jetë në Onkologjik në janar 2027, duke deklaruar se në të kundërt do të japë dorëheqjen.

28 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit"/ Malaj: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
 Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën e Thesarit dhe sipas tij, u ka thënë punonjësve të ekzekutojnë pagat ose do t'i arrestojë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Malaj tha se Thesari verifikon a ka bazë ligjore dhe nëse gjithçka është e rregullt pagesat kalojnë.

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ në degën e Thesarit dhe ju tha punonjësve ose ekzekutoni pagesën ose do t’ju arrestojmë. Ku ndodh kjo? Kjo nuk është matje muskush, mund të më thoni ku është shkelja që ka bërë punonjësi i thesarit apo ministri i Financave? Është bërë kallëzim për këtë cështje. Thesari verifikon a ka bazë ligjore, nëse gjithçka është e rregullt pagesa normalisht kalon. Ky mekanizëm mbron paratë publike”, tha ministri Malaj në Kuvend./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Nisma të tilla kërkojnë mendimin e Këshillit të Ministrave"/ Manja: Kjo që ju bëni për pagat e gjyqtarëve, është politikë

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Ulsi Manja

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, deklaroi në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjëherë hapa për uljen e pagave të magjistratëve. Sipas tij, debatet e zhvilluara në Gjykatën Kushtetuese kanë pasur në fokus nivelin e rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fjalën e tij, Manja nënvizoi se garantimi i pavarësisë financiare të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm, por shtoi se Kuvendi duhet të marrë parasysh edhe nevojën për administrimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të financave publike.

“Nisma të tilla që prekin buxhetin e shtetit kërkojnë mendimin e Këshillit të Ministrave. Ka një pretendim këtu se nisma që do votojmë këtu është tërësisht e ndryshme nga varianti fillestar i depozituar nga nismëtarët. Jo të nderuar kolegë. Kjo që ju bëni këtu se ju qan shpirti për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, është politikë. Është e vërtetë se pas miratimit në vitin 2016 kemi shkuar disa herë në Kushtetuese, por asnjëherë nuk kemi shkuar si një përplasje mes legjislativit e gjyqërorit, por për masën e rritjes së pagave e prokurorëve. Mazhoranca nuk ka bërë ulje të pagave për magjistratët. Pavarësia financiare e sistemit të Drejtësisë është e rëndësishme, por edhe përgjegjësia e menaxhimit të financave publike është shumë e rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë”, tha Manja./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Është një debat aspak fisnik"/ Bylykbashi për pagat e magjistratëve: Këta kanë ardhur me projekt gjigant për të grabitur shqiptarët, janë interesa miliarda

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare e ka cilësuar debatin mes qeverisë dhe institucioneve të Drejtësisë për pagat e magjistratëve si aspak fisnik, në një moment kur një pjesë e popullsisë po kalojnë një krizë të thellë ekonomie.

Në fjalën e tij, ai theksoi se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, ndërsa shtoi se kjo përplasje do të çojë në ‘ndarjen e pushteteve’, gjë që sipas tij do të fitohet nga magjistratët.

“Debati për pagat e gjyqtarëve është një debat aspak fisnik, në një moment që në shesh ka njerëz që nuk u del pensioni, nuk u dalin pagat dhe nuk mbyllin dot muajin. Kur na dëgjojnë, shkulin qimet e kokës. Por gjithësesi ky nuk është një diskutim populist. Ka disa që thonë ku do i gjejmë paratë për pagat e magjistratëve. Mjafton që të kursejmë masakrën e buxhetit publik që po i bëni përditë me modelin korruptiv që keni dhe ka para jo për magjistratët, por për t’ja rritur pagën të gjithë atyre që shërbejnë në administratë. S’ka njeri që nuk e di se çfarë vjedhje gjigande me milionë euro keni bërë ju me këto koncesione e PPP. Modeli KAYO Yeffet është kulmi. Këta kanë ardhur me projekt gjigant për të grabitur shqiptarët me breza. Janë interesa miliarda.

Që ta kesh këtë gjë, duhet të kapësh pushtetet. Sot s’ka gjyqtarë, janë mbi 200 mijë çështje që rrijnë nëpër gjykatë. Janë më shumë se gjysmë milioni në çështje gjyqësore. Pra ¼ e popullsisë. Kjo është drejtësia që prodhoi në dhjetë vite Reforma në Drejtësi. Ajo që ju sot doni të votoni është në shkelje flagrante të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë përballje, që nuk është një konflikt kushtetues, por një krizë kushtetuese e qëllimshme e shkaktuar nga Rama. Por këtë krizë do e fitojnë gjyqtarët e prokurorët. Në këtë krizë do definojë diçka shumë e rëndësishme, ndarja e pushteteve, kontrolli e balanca. Unë preferoj të keqen më të vogël, mbështes gjyqtarët e prokurorët. Ka ardhur koha të zhbëjmë këtë kontroll totalitar mbi çdo aspekt të jetës së këtij vendi. Të krijojmë ishujt e pavarësisë. Çështja do shkojë sërish në Kushtetuese, s'keni zgjidhje tjetër”, tha Bylykbashi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Gogu: Kuvendi miraton ndryshimet ligjore, jo qeveria

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Toni Gogu

TIRANA- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha ditën e sotme në Kuvend se pagat e magjistratëve përcaktohen përmes ligjit dhe nuk mund të vendosen nga vetë qeveria. Njëkohësisht, ai pranoi se afati i 31 korrikut për ndërhyrjet ligjore lidhur me këtë çështje tashmë ka përfunduar.

Gjatë fjalës së tij, Gogu deklaroi se skema e re parashikon rritjen e koeficientit të pagës, ndërsa mbetet në fuqi edhe mekanizmi i indeksimit. Sipas tij, Kuvendi ka detyrimin të mbrojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke garantuar njëkohësisht që fondet publike të përdoren me përgjegjshmëri.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë ka dy detyra, nuk ka një, ka dy detyra. Nga njëra anë duhet të mbrojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, gjyqësorit, dhe nga ana tjetër duhet të mbrojë çdo qindarkë të qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë për atë drejtësi. Afatin e 31 korrikut e kemi thënë në komision që ka kaluar. Prandaj kjo shumicë ka ardhur sot të mbushë atë boshllëk që ka krijuar kalimi i atij afati. Nuk ka ardhur ta komentojë, nuk ka ardhur ta anatemojë, nuk ka ardhur ta mallkojë, ka ardhur ta mbushë atë boshllëk. Dhe sot ka një ligj përpara këtij Kuvendi, të paraprirë dhe të udhëhequr nga një pyetje, nga pyetja e duhur: Kush vendos për pagat e gjyqtarëve? Dhe nuk e ka shpikur pyetjen. E ka marrë tamam nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili zbërthen parimin kushtetues dhe shkruan: detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme. Jo i qeverisë, jo i këshillave, jo i ministrit të Drejtësisë, detyrimi i këtij Kuvendi.

Paga e gjyqtarit kalon vetëm nga një derë. Paga e magjistratit kalon vetëm nga një derë. Paga e doktorit kalon vetëm nga një derë. Paga e infermierit kalon vetëm nga një derë. Paga e zjarrfikësit kalon vetëm nga një derë. Dhe ajo derë është ligji. Ligji. Ky është parimi që ka ndjekur kjo shumicë sot me atë projekt që ka ardhur dhe rregulli bazë që ka ndërtuar gjithë arkitekturën e pagave në këtë republikë është: askush nuk duhet të ketë diskrecionin t’ia caktojë vetes pagën e vet. Sepse kur dikush i cakton vetes pagën e vet, nuk është më një rregull i përgjithshëm, por është një përjashtim. Buxheti i shtetit nuk është ai dollapi me shumë sirtarë ku secili pushtet apo secili institucion ka sirtarin e vet. Ka vetëm një arkë dhe ajo arkë është e qytetarit shqiptar. Nuk është arka as e ministrave, as e qeverisë, as e gjyqtarëve apo e doktorëve. Është arka e qytetarëve shqiptarë, që e ruan ky Kuvend dhe e ruani ju, të nderuar kolegë", tha Gogu./Dosja.al

 

2 ORE ME PARE

"Një puç kushtetues"/ Bardhi: Drafti i PS-së shkel vendimin e Kushtetueses, do të votojmë kundër

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka dalë kundër projektligjit të PS-së për pagat e magjistratëve, duke e konsideruar atë si një një 'puç kushtetues'.

Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi akuzoi qeverinë se po injoron për herë të tretë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se po dobëson garancitë financiare për gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas Bardhit, mënyra e re e llogaritjes së pagave nuk është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Kushtetuesja. Ai deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projektligjit.

“Projektligji që po diskutojmë sot nuk ka të bëjë as vetëm me gjyqësorin, as vetëm me legjislativin dhe as vetëm me ekzekutivin. Ka të bëjë me shtetin shqiptar, ka të bëjë me sistemin institucional dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Ju nuk keni vendosur të sfidoni gjyqësorin, por të sfidoni shtetin shqiptar, të sfidoni rendin kushtetues në vend. Shkurt, keni vendosur të vazhdoni një puç kushtetues të nisur që prej vitit 2017 lidhur me këtë çështje.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk po kërkojnë rritjen e pagës së tyre. Nëse do të kërkonin një rritje të re të pagës, nuk do të kishin as mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E vërteta është se prokurorët dhe gjyqtarët e Republikës po kërkojnë të marrin pagën që ky Kuvend ua përcaktoi në vitin 2016", tha Bardhi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Aulona Bylykbashi prezanton ndryshimet e propozuara: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Kuvendi

TIRANË- Deputetja e PS-së Aulona Bylykbashi, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e propozuara për pagat e magjistratëve, duke bërë të ditur se koeficienti do të rritet nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit.

Sipas Bylykbashit, skema e re është hartuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk krijon ngarkesë të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Projektligji parashikon gjithashtu shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën nga prilli 2023 deri në korrik 2026. Këto detyrime pritet të likuidohen brenda një periudhe dyvjeçare, e cila nis pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Koeficienti 0.38 është rezultat i një vlerësimi të balancuar. Ai korrigjon efektin e ngrirjes së konstatuar nga gjykata, siguron një trajtim financiar në përputhje me rëndësinë dhe kufizimet e funksionit dhe, në të njëjtën kohë, ruan përballueshmërinë e detyrimit për financat publike. Efektet financiare të formulës do të njihen nga data 1 prill 2023. Detyrimet që krijohen për periudhën nga 1 prilli 2023 deri në 31 korrik të vitit 2026 do të mund të shlyhen gradualisht, por jo më vonë sesa dy vjet nga hyrja në fuqi e këtij ligji.”/Dosja.al

2 ORE ME PARE

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është bashkuar seancës plenare në Kuvend, ndërkohë që ka nisur diskutimi i projektligjit të PS-së për pagat e magjistratëve. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve. Shifra është dukshëm më e ulët se kërkesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh.

Projektligji është kundërshtuar nga opozita dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi nismën një “puç kushtetues” dhe deklaroi se demokratët do të votojnë kundër. Opozita kërkoi gjithashtu tërheqjen e projektligjit për konsultime të mëtejshme me institucionet e drejtësisë, por kërkesa u rrëzua me 79 vota kundër. /Dosja.al

 
3 ORE ME PARE

Bardhi: Kompania që u kap me 41 kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria 1 milion euro nga fondet e IPARD

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar një skandal gjatë fjalës së tij në seancën plenare. Bardhi theksoi se kompania që u kap me 41 kilogramë kokainë, përfitojë nga qeveria 1 milion euro nga fondet e IPARD. Sipas tij, ky rast tregon dështimin e qeverisë në kontrollin dhe administrimin e fondeve që synojnë mbështetjen e ekonomisë dhe bujqësisë.

Në fund të deklaratës së tij, Bardhi tha se qeveria duhet të orientojë më shumë fonde drejt fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë, ndërsa akuzoi mazhorancën se ka lejuar depërtimin e parave të krimit të organizuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Reagimi i Bardhit:

Nuk jeni mësuar të më dëgjoni të flas për ullirin, sepse skandalet e kësaj qeverie i mbivendosen çdo ditë njëra-tjetrës, sa duket sikur jemi mësuar me të keqen dhe aktet si ky i sotmi, për të cilin kam kërkuar të flas, duken si të parëndësishme në krahasim me korrupsionin gjigand dhe copat e mëdha të pasurive kombëtare që ky pushtet grabit çdo ditë.
 
Por këtë marrëveshje e pashë si një rast të shkëlqyer për të treguar se si korrupsioni vret edhe ullirin, se si krimi i organizuar ka hyrë në çdo qelizë të ekonomisë dhe se si kjo qeveri, në vend që të financojë fermerët e ndershëm dhe punëtorë, shpërndan paratë e taksapaguesve europianë tek trafikantët ndërkombëtarë të kokainës.
 
Dhe le ta nisim pikërisht nga ulliri.
 
Ju sillni sot në Kuvend një marrëveshje ndërkombëtare që, ndër të tjera, flet për zhvillimin e sektorit, rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregtisë dhe promovimin e vajit të ullirit. Dhe kërkoni që kjo marrëveshje të vazhdojë të jetë në fuqi.
Por çfarë vlere ka një marrëveshje që flet për nxitjen e sektorit të ullirit, kur qeveria shqiptare nuk nxit asgjë? Çfarë i duhet fermerit shqiptar një angazhim ndërkombëtar në letër, kur në tokën e tij nuk mbërrin as politika favorizuese, as mbështetja konkrete dhe as paraja?
 
Janë, të paktën, 100 mijë fermerë që merren me ullirin në Shqipëri. Njëqind mijë familje që mbjellin, punojnë dhe prodhojnë, por për ta nuk ka një skemë kombëtare të dedikuar për ullirin. Nuk ka subvencion të drejtpërdrejtë të dedikuar, sepse vetëm për 5 muaj qeveria i ka dhënë mikut të Kryeministrit 34 milionë euro për të prodhuar armatime që nuk ekzistojnë.
 
Një raport i majit të këtij viti ngre shqetësime serioze të fermerëve dhe prodhuesve të vajit të ullirit për kosto të larta dhe zero mbështetje. Jo se qeveria nuk ka lekë. Shqiptarët paguajnë taksa të larta, por ne vidhemi në mënyrë të harbuar dhe të pafre nga qeveria.
 
Një qeveri që ka interes zhvillimin e bujqësisë dhe të prodhimit, që ka interes rritjen e fitimit dhe jo të kostove, ka mundësinë të zbatojë menjëherë frymën e marrëveshjes për ullirin.
 
Mjafton pak vullnet i mirë për t'u shërbyer vërtet njerëzve punëtorë dhe qeveria mund ta shpallë ullirin prioritet kombëtar dhe strategjik për pesë vjet.
 
Duket si kohë e largët tani, por gati 20 vjet më parë, Kryeministri Berisha pati vizionin ta shpallte ullirin politikë kombëtare dhe subvencionoi mbjelljen e miliona rrënjëve ullinj.
 
Këtë kërkojnë sot fermerët dhe prodhuesit, këtë e mbështesin ekspertët dhe këtë politikë favorizuesezbatojnë që nga Italia, Franca, Greqia, deri tek Kroacia apo Mali i Zi, sa për të përmendur vetëm disa prej tyre me skema të posaçme të mbështetjes së sektorit.
 
Kudo mbështet prodhimi i ullirit dhe i vajit të ullirit, përveç Shqipërisë!
Qeveria mund të heqë TVSH-në për inputet bujqësore, mund të ulë taksat mbi përpunimin.
 
Qeveria ka të gjithë instrumentet për t'i dhënë fermerit mundësinë të prodhojë ullinj me kosto më të ulët dhe fabrikës mundësinë ta shesë vajin shqiptar me një çmim konkurrues.
 
Të gjitha këto ju mund t'i bëni shumë thjesht, por ju nuk doni. Sepse prioriteti juaj nuk janë shqiptarët punëtorë, as në sektorin e ullirit dhe as në ndonjë sektor tjetër që nuk ju pasuron ju shpejt dhe nuk e shihni si mundësi për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Po, po, e dëgjuat shumë mirë. Qeveria ka para, por ka zgjedhur të financojë me to Roni Jefetët e vet, ErgysAgasët e vet dhe trafikantët e kokainës. Madje këta i financon edhe me fondet e Bashkimit Europian.
 
Në këtë foton këtu është e dokumentuar një nga historitëmë të mëdha propagandistike të suksesit rilindas me fondet e Bashkimit Europian për zhvilimin e bujqësisë, me fondet e IPARD-it të famshëm, akoma i bllokuar për shkak të korrupsionit madhor me administrimin e tyre.
 
Skeda e shkurtër e kompanisë është kjo:
 
➢ (AMG Food), e krijuar në 2019-ën.
➢ Deklarohet si përfituese nga fondet IPARD në 2021-shin.
➢ Me letra del se financimin e ka marrë në 2023-shin.
➢ Granti, pra fondi dhuratë nga paratë e takapaguesveeuropianë të programit IPARD: rreth 1 milionë euro.
➢ Sponsor publik që në vitin 2021 : kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
➢ Në vitin 2021 Edi Rama shkoi personalisht për ta promovuar kompaninë si një prej investimeve të financuara nga IPARD-i, që do të rriste sigurinë ushqimore, standardet e prodhimit dhe mundësinë për të eksportuar në tregun europian.
➢ Në mars 2025, për ta shtuar në skedën e kompanisë,zbulohet hedhja në tregun shqiptar e 8 tonëve mish pule me salmonelë.
➢ Në shtator 2026, në skedën e kompnaisë u përfshiedhe trafiku i kokanës.
 
Pra, me sponsor publik Kryeministrin e Shqipërisë, qeveria financoi me taksat e qytetarëve të bashkimit europian, një biznes, i cili, bashkë me pulat e ngrira nga Brazili, solli në Shqipëri, tre ditë më parë, edhe 41 kilogramë kokainë.
 
Pse them sponsor publik për kryeministrin?
 
Këto foto janë nxjerrë nga një aktivitet i tij publik në vitin 2021, kur propagandonte se fondet e IPARD-it po ndihmonin fermrët, bujqësinë, agro-përpunimin, industrinëe lehtë ushqimore.
 
Për shkak të punës serioze të policisë belge kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkormbtar tëdrogës me rrënjë në Shqipëri, ne sot dimë që kompania e promovuar nga kryeministri dhe e financuar me 1 milionëeuro nga taksat e qytetarëve europianë, është kapur duke sjellë në Shqipëri 41 kilogramë kokainë. Çfarë mund të tëduhet për sponsorizim më shumë sesa prania e kryeministrit në biznes?
 
Ja ku e keni sot historinë tuaj të suksesit, jo vetëm tëmënyrës abuzive me fondet e IPARD-it. Kjo është edhe pasqyra më besnike e mënyrës sesi në këto 13 vjet qeveria ka bërë gjithçka, ka hapur çdo derë, çdo dritare qëtë fuqizojë krimin, duke i rritur fuqitë ekonomike përmesbizneseve në dukje të ligjshëm dhe të pastër.
 
Ne kemi parë nga hetimet zyrtare të këtyre viteve të fundit, sesi trafikantët e drogës pastrojnë para në sektorin e ndërtimit me lejet e dhëna nga Edi Rama, tani po shohim sesi paratë e drogës janë futur në çdo sektor tëekonomisë me nevojën akute të pastrimit të qindra milionëeurove çdo vit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale"/ Korreshi ironizon qeverinë: E nisët me Diellën, morët ca lekë

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend qasjen e qeverisë ndaj inteligjencës artificiale, duke bërë një paralelizëm mes teknologjisë së avancuar dhe realitetit në zonat rurale.

Gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, Korreshi tha se në fshatra qytetarët ende kanë problematika bazike, ndërsa qeveria diskuton për inteligjencën artificiale.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat ngriti akuza ndaj mazhorancës për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Korreshi pretendoi se përmes patronazhistëve, PS-ja ka siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të qytetarëve, duke e lidhur këtë çështje me diskutimet për mbrojtjen e të drejtave dhe privatësisë në epokën e inteligjencës artificiale.

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale. Unë kam parë që qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj. Me ça mrrokulle do hyjnë. Do dali në pazar të gjejë një kamer me inteligjencë artificiale? Kjo është inteligjenca juaj artificiale.

E nisët me Diellën, morët ca lekë. Aktorja tha më hiqni surratin se më morët më qafë. Kjo është situata. Pastaj ju thoni do vëmë kamera nëpër shkolla, kamera këtu e atje. Ore i keni parë ndonjëherë sistemet sot si funksionojnë? Shkoni te Kadastra, 3 muaj nuk punonte ASHK se s’punonte mrrokulla.

I morëm mrrokullat nga Lushnja në kurriz e i çuam në Fier. Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City. Mos na merrni edhe të dhënat e kalamajve, se s’ka patronazhistë tuajët që s’na dinë edhe numrin e këmbës, me çorape të grisura apo jo, i kemi prerë thonjtë apo jo. Që në mëngjes atë punë bëjnë”, tha mes të tjerash Korreshi./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Më ngjanin me pionerët e Enverit"/ U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar(VIDEO)

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Iris Luarasi

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka folur gjatë fjalës së saj në Kuvend lidhur episodin e ndodhur disa ditë më parë, kur u përplas një grup protestuesish teksa po shkonte në seancë plenare. Luarasi tha se pas videos së publikuar nga momenti i ndjekjes së saj, emri i saj është përmendur në qindra artikuj dhe postime në media dhe rrjete sociale. Luarasi u ndal edhe te komentet e publikuara në rrjetet sociale, duke thënë se 730 prej tyre kanë qenë të dhunshme, me përmbajtje që, sipas saj, përfshinin thirrje për burg, zhdukje, varje, pushkatim.

"Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u ndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s’jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos. Sepse aty qëndron çështja që kjo konventë synon të rregulloj. Ajo që pasoi u monitorua në mënyrë të pavarur, publikim pas publikimi, në 5 ditë, nga data 8-12 shtator, emri u përmend në 708 artikuj dhe postime, në 64 media online, në 134 llogari të emërtuara. Shtrirja e përgjithshme 14.9 milionë. Shikimet 4.8 milionë. Ndërveprimet, 134 mijë.

Dhe 80 % e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve. Nga këto 730 komente ndëshkuese, ose potencialisht të dhunshme, burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim. Jo çdo fyerje është gjuhë urrejtje në kuptimin ligjor dhe unë e kam të qartë këtë. Jo çdo fjalë e dhunshme është kërcënim i drejtpërdrejtë, por 730 komente që flasin për varje dhe pushkatim për një grua që ecën në qendrën tregtare për të shkuar në punë, nuk janë debat politike, janë ato që Konventa, e quan në nenin 5, rrezik për aksesin e drejtpërdrejtë dhe të barabartë në debatin publik. Sot nuk flas si viktimë, por si relatorë që ka të dhëna. Nervat i kam të forta, kam kolegë që reaguan, kryeministri, deputetet, mijëra telefonata dhe mesazhe dhe jam mirënjohës," tha Luarasi./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Bypass-i i Elbasanit/ Karakaçi: Realizimi i tij do të mbështetet nga buxhetit i shtetit

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Enea Karakaçi

ELBASAN- Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, ka bërë me dije se financimi për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit e cila arrinte vlerën 240 milion euro nuk është siguruar plotësisht, gjë e cila ka sjellë vonesa në realizimin e projektit.

Ai shtoi se realizimi do të mbështetet nga buxheti i shtetit, ndërsa puna për ndërtimin e Bypass-it ka nisur para disa ditësh. Në interpelancë në parlament ministri Karakaçi, tha se vonesat për zbatimin lidhen me kompleksitetin e projektit dhe vlerën e madhe të financimit, i cili ende nuk është siguruar plotësisht.

“Për shkak të përmasës dhe vlerës së lartë të këtij investimi, qasja jonë ka qenë që realizimi i tij të mbështetet në burimet e buxhetit të shtetit, por edhe me financime të huaja. Ndërkohë që vijojmë punën për sigurimin e financimit të plotë.

Ne nuk kemi prokuruar të gjithë lotin 1. Kemi prokuruar fazën e parë të lotit 1, fazën e dytë po ashtu,  për të dyja këto faza janë lidhur kontratat dhe ndërkohë faza e tretë e lotit 1 është e buxhetuar në vitin 2027 dhe, për shkak të Ligjit të Buxhetit që e lejon mundësinë e bërjes së prokurimit, do të fillojë dhe do të vijojë prokurimi për këtë fazën e fundit të lotit të parë që në muajin shtator ose tetor.

Ai do të përmirësojë lidhjen me Korridorin VIII dhe rrjetin kombëtar të infrastrukturës, do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të rrisë aksesin drejt zonave ekonomike e industriale dhe do të krijojë kushte më të mira për investim dhe zhvillim”, tha Karakaçi./Dosja.al

7 ORE ME PARE

"Historia e Kosovës nuk fillon në Hagë dhe..."/ Igli Hasani: Me deklaratën e thamë qartë që do qëndrojmë pranë Kosovës

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Igli Hasani

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe popullin e saj. Duke folur në seancën plenare, Hasani theksoi se lufta në Kosovë ishte luftë për liri dhe luftë e njerëzve që kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

Ai tha se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë pjesë e Kosovës dhe historisë së popullit shqiptar dhe janë pjesë e rrugëtimit politik që e çoi Kosovën drejt pavarsisë. Në fund, Hasani tha se historia e Kosovës nuk fillon në Hagë dhe nuk përfundon në Hagë, por historia e Kosovës është shkruar në Kosovë. 

"Sot më lejoni të flas për Kosovën, për historinë e Kosovës. Lufta në Kosovë ishte luftë për liri, ishte luftë e njerëzve që kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre. UÇK ishte një faktor vendimtar që çoi drejt çlirimit dhe ky është fakt historik që ne e njohim dhe jemi krenar. Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë pjesë e Kosovës dhe historisë së popullit shqiptar, janë pjesë e rrugëtimit politik që e çoi Kosovën drejt pavarsisë.

Akti i gjykimit të djeshëm nuk është fundi i procesit, por historia e një populli është një gjë tjetër. Historia e Kosovës nuk fillon në Hagë dhe nuk përfundon në Hagë, historia e Kosovës është shkruar në Kosovë. Bindja jonë mbetet e palëkundur. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë afër Kosovës, do ta mbështesim në rrugën drejt familjes europiane. Me deklaratën e thamë qartë që do qëndrojmë pranë Kosovës dhe shpresojmë që drejtësia të mbajë rrugën e saj," tha Hasani./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit(VIDEO)

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se sot po kërkon t'i faturojë përgjegjësi politike qeverisë, ndërsa në vitin 2011 përfaqësues të saj mbështetën rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të ngritur mbi raportin e Dick Marty-t. Balla tha se deklarata e përbashkët e Kuvendit për Kosovën ishte rezultat i një dakordësie mes forcave kryesore politike, por akuzoi drejtuesit e PD-së se po dilnin përtej këtij konsensusi për të drejtuar gishtin ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Ballës, opozita nuk mund të paraqitet sot si mbrojtëse e ish-drejtuesve të UÇK-së duke harruar qëndrimet e saj të mëparshme. Balla sulmoi drejtpërdrejt edhe Sali Berishën, duke pretenduar se kreu i PD-së kishte zhvilluar më herët takim me politikanin rus Konstantin Kosaçev. Sipas tij, megjithëse gjykata deklaroi se procesi nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së, mënyra se si u përshkruan strukturat dhe drejtuesit e saj krijoi një narrativë që, sipas Ballës, cenon portretin historik të luftës çlirimtare.

"I bashkohem falënderimit të Kryetarit të Kuvendit për dakordësinë që arritëm në deklaratën e sotme, shenjë pjekurie politike dhe përgjegjësie të madhe të grupeve më të mëdha politike të përfaqësuara në Kuvend. Edhe pse, t'ju them të drejtën, e kërkova fjalën tani për të evidentuar diçka që e vlerësoj se e prish mesazhin e kësaj seance. Shoh që lidershipi politik i Partisë Demokratike, të gjithë sekretarët me radhë, marrin fjalën, dalin përtej deklaratës së përbashkët dhe drejtojnë edhe gishtin për fajësi, drejtojnë edhe gishtin për përgjegjësi politike të mazhorancës, të kryeministrit, edhe pse besoj që bien të gjithë dakord që nuk ka një ndër ne, 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që ka luftuar më shumë për pafajësinë e çlirimtërve ai quhet Edi Rama.

Besoj që bien dakord të gjithë për këtë. Dhe në anën e kundërt të historisë, edhe të këtij fakti, nuk ka një person që besoj edhe këtu bien të gjithë dakord që të paktën ndaj Hashim Thaçit ka qenë më agresiv, ka qenë më i dëmshëm, është Sali Berisha. Sepse e dini fare mirë deklaratën e tij publike, se Thaçi duhet të shkojë në Hagë ku duhet të pastrohet. Në vitin 2020. Është deklaratë e kryetarit aktual të Partisë Demokratike dhe të përhershëm të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Dhe për ta mbyllur këtë dialektikë, i vetmi në këtë sallë ndër ne, 140, që e ka takuar iniciuesin, shkruesin e raportit mbi të cilët u ngrit kjo gjykatë, rusin Konstantin Kosaçev, në këtë sallë, ai quhet Sali Berisha.

Nuk ka një të dytë ndër ne këtu që ta ketë takuar Konstantin Kosaçevin, të paktën nga faktet publike. Dhe e ka takuar në dimrin e vitit 2010, vetëm pak ditë, 40 ditë nga 25 janar të vitit 2011, kur është votuar rezoluta në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kjo parti, si gjithmonë në historinë e vet, ka qenë në anën e duhur të historisë, ndërkohë që ju keni votuar në 25 janar 2011 rezolutën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për për rezolutën që ngriti gjykatën në Kosovë. Prandaj, këtu, të ju lutem shumë, këto teatrot, se ju jeni atdhetarët, se ne qenkemi tradhtarët, lëreni për një kohë tjetër.

E kemi ndjekur me shumë shqetësim, po, të gjithë, shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga ato dhoma të specializuara të Kosovës në Hagë. Prej dje, sot, nesër, e çdo ditë, në vijim edhe të kësaj deklarate të përbashkët, na duhet të mos heshtim përballë gjuhës me të cilën u përshkruan "lufta për liri", "gjaku i dëshmorëve", "roli i komandantëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës".

Gjykatësi e deklaroi që në fillim se procesi nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së dhe me qëllimin për një Kosovë të pavarur, mirëpo e tradhtoi vetja rrugës, dhe aktgjykimi na ndërtoi një akt rrëfimi tjetër, të gjerë dhe poshtërues, në të cilin kufiri ndërmjet përgjegjësisë individuale dhe karakterit të luftës çlirimtare u bë pothuajse i padukshëm. Kur drejtuesit kryesorë politikë dhe ushtarakë të një lëvizje çlirimtare përshkruhen si pjesë e një qëllimi të përbashkët, një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, kur komunikatat, organizimi politik, strukturat e sigurisë dhe vetë veprimtaria politike e saj u paraqitën si mjete të këtij qëllimi kriminal, atëherë nuk kemi aspak të bëjmë me një gjykim të veprimeve të caktuara të katër komandantëve.

Dhe gjykatësi, në kundërshtim me mandatin e vet gjykues, bëri deklarata politike me qëllimin e qartë të ndryshimit keqdashës të portretit historik të UÇK-së. Dje u munduan të na bëjnë një portret tjetër të UÇK-së që dimë, që njohim, dhe që respektojmë përjetësisht. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi siç tha gjyqtari për pushtet politik dhe as për të ndërtuar një ndërmarrje kriminale. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit shtetëror serb, dëbimeve, burgosjeve, masakrave dhe mohimit të gjatë të lirisë së shqiptarëve të Kosovës.

Kjo është e vërteta historike. Lufta e saj ishte luftë për çlirim, për mbijetesën e një populli të cilit i ishte mbyllur çdo rrugë paqësore drejt lirisë. Krimet e kryera nga forcat shtetërore paramilitare serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, zonja e zotërinj, motra e vëllezër, nuk mund të jenë kurrsesi sfond dekorativ i kësaj historie. Ato ishin arsyeja themelore pse ajo luftë filloi. NATO nuk ndërhyri në Kosovë kundër një populli që po përpiqej të ndërtonte një ndërmarrje kriminale, se me atë vendim i bie që NATO të konsiderohet bashkëpunëtore e një organizate—e një ndërmarrjeje kriminale, paska mbështetur dhe ka vepër penale edhe në legjislacionin e Kosovës, që ta bëjë me faj edhe NATO-n.

Ajo ndërhyri për të ndaluar një katastrofë humanitare, për të mbrojtur një popull të kërcënuar në dëbim e shfarosje. Prandaj është e papranueshme ajo batërdi që dëgjuam e që të cilët duhet ta marrim të plotë, sepse aty përmendet shpesh edhe Shqipëria, dhe nuk duhet përdorur dhimbja e viktimave për të ndërtuar një rrëfim që errëson dallimin historik ndërmjet agresorit shtetëror dhe popullit që luftoi për liri. Prandaj, Dhomat e Specializuara u krijuan me ligjet miratuara në Kosovë, ato ushtrojnë juridiksionin e tyre në emër të rendit juridik të Kosovës. Megjithatë, katër udhëheqësit e UÇK-së janë shpallur dje fajtorë përmes një përshkrimi historik në të cilin, sipas tyre, Kosova nuk e njihte historinë e vet.

Populli i Kosovës e di pse nisi lufta, e di kush e solli dhunën, kush e dogji vendin, kush i dëboi qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe kush i mbushi varrezat. Dhe këtu po bëj thjesht e vetëm një krahasim mes katër zyrtarëve, gjashtë zyrtarëve të Serbisë të dënuar nga Haga dhe katër çlirimtarëve të UÇK-së të shpallur në shkallën e parë fajtorë nga Haga. Dhe po i marr me radhë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila ka dënuar gjashtë zyrtarë të lartë serbë jugosllavë për krimet e kryera në Kosovë gjatë vitit 1999.

I pari ishte Slobodan Millosheviç, i cili nuk u dënua, sepse e dënoi Perëndia përpara se ta dënonte gjykata. Por i dyti në radhë ishte zëvendëskryeministri Nikola Shajinoviç, i cili u dënua me vetëm 18 vite burg, edhe pse mbi të, bashkë me të tjerët më poshtë, rëndonin të paktën 12,000 të vrarë, 1,600 të plagosur, 20,000 vajza dhe gra të përdhunuara dhe 500,000 qytetarë të tjerë të shpërngulur. Është dënuar me 18 vite burg.

I dyti, Nebojsha Pavkoviç, komandanti i armadës së tretë jugosllave, që u dënua me 22 vite burg. I treti, Sreten Lukiç, drejtuesi i strukturave të MUP-it serb, me 20 vite. I katërti, Vladimir Lazareviç, komandanti i korpusit të Prishtinës, autor kryesor, vetëm 14 vite. Dhe Hojdaniqi, shefi i shtabit të përgjithshëm, me 15 vjet, dhe Xhorxheviqi, me 18 vjet, ish-zëvendësministri i brendshëm i fokusuar në Kosovë. Mjafton. Mjafton për të kuptuar që ai vendi i djeshëm nuk ka asnjë emër tjetër veçse turp, marre i thonë Kosovë,"tha Balla./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara dhe fëmijët

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Elisa Spiropali

TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjatë fjalës së saj, ajo e cilësoi si skandaloze diferencën e dënimeve mes shqiptarëve dhe serbëve, duke deklaruar se shqiptarët janë dënuar me rreth 150 vite burg më shumë.

Spiropali tha se Serbia ishte përgjegjëse për masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndërsa UÇK-ja u ngrit për liri dhe rezistencë. Spiropali theksoi më tej se luftëtarët e UÇK-së u përpoqën të mbronin gratë, fëmijët dhe të moshuarit gjatë luftës.

“Duket qartazi që ai vendim mizor, i padrejtë dhe një precedent i rrezikshëm për atë që vjen, nuk ka si mos të lidhet edhe me rastin e Ukrainës, për të mos thënë që është ndoshta dëmi më i madh që duhet riparuar në Apel, përsa i takon kujtesës tonë kolektive dhe të drejtës tonë historike. Është e pashmangshme që të flasim sot për luftën për liri të Ukrainës apo vendeve të tjera që luftojnë për sovranitetin e tyre dhe të mos e kthejmë kokën te ajo që ndodh në Kosovë, duke parë edhe kontekstin historik. Ne mund të flasim për proporcionalitetin dhe raportin e viktimës me agresorin, që në këtë rast dhe gjykimet e vazhdueshme për Hagën janë kthyer përmbys. Duke nisur nga fakti që vetë Dhomat e Specializuara në Hagë janë krijuar mbi lajme të rreme e raporte të sponsorizuara. Shtëpia e Verdhë rezultoi të ishte një farsë.

13 mijë të vrarë në Kosovë. 1500 njerëz të masakruar pa varr, të pagjetur ende. Të padënuar ata që kryen këto masakra. UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara dhe fëmijët. Sot kemi ministre në Qeverinë e Serbisë që flet me krenari se po të kishte qenë ajo, do ishin vrarë edhe më shumë. Të bashkohemi të gjithë në një përpjekje të fortë kombëtare, institucionale e financiare, pasi kam qenë vetë në Hagë dhe i kam takuar, sforcimi financiar i familjeve të katër luftëtarëve është i llahtarshëm. Duhet të ketë edhe këtu në Qeverinë e Shqipërisë, edhe në Kosovë, dy deje financiare që ushqejnë betejën për mbrojtjen e luftëtarëve në Hagë. Çfarë duhet të ndodhë, duhet që Jakup Krasniqi, që ishte zëdhënësi i UÇK-së të vdesë në burg?”, tha Spiropali./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Niko Peleshi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg total. Në deklaratë, Kuvendi i Shqipërisë shpreh bindjen se lufta e UÇK-së ishte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje për të relativizuar krimet e regjimit të Slobodan Millosheviçit. Sipas deklaratës, e vërteta historike për luftën në Kosovë mbetet e palëkundur.

Në deklaratë thuhet më tej se Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Në fund të deklaratës, thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

DEKLARATA E PLOTË:

Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet.

Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së. Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.

Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që: Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat. Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale./Dosja.al

10 ORE ME PARE

“O e sjell PET Scan-in, o jap dorëheqjen”/ Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Klodiana Spahiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë një premtim të fortë sot në Kuvend, duke deklaruar se PET Scan-i do të jetë në Institutin e Onkologjisë në janar të vitit 2027. Spahiu tha se, nëse pajisja nuk do të jetë në dispozicion brenda këtij afati, ajo do të japë dorëheqjen nga detyra.

“Në janar nis Instituti i Onkologjisë, në janar 2027 o e sjell atë PET Scan-in ose jap dorëheqjen, ja ku po jua them këtu!”, deklaroi Spahiu.

“Është një sfidë kombëtare. E kuptoj që ju bëni zhurmuesin, por unë jam e vendosur. Kam 32 vite në sistem, kam 16 vite deputete dhe 16 vite në Komisionin e Shëndetësisë. Mos harroni një gjë, unë di shumë mirë ca ka ndodhur, ca ndryshimesh ka patur sistemi dhe çfarë do ti ofroj qytetareve shqiptarë. Çdo orë e punës time do jetë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve dhe çdo ankesë e tyre, zyra ime është e hapur që në ditën e parë të punës. Nga ora 8 deri në 8  të darkës. Dhe nuk do lejoj sa të jem unë këtu ministre e Shëndetësisë, nuk do ju lejoj që të disinformoni. Në janar fillon instituti i Onkologjisë, në fillim të vitit 2027 unë o e sjell atë pet-scanin ose jap dorëheqjen. Ja ku po ua them këtu”, tha Klodiana Spahiu.

Ministrja foli gjithashtu për mënyrën e trajtimit të rasteve onkologjike, duke thënë se çdo rast duhet të shqyrtohet nga një grup multidisiplinar dhe se kjo do të bëhet normë.

“Kaq e thjeshtë, nuk kam bërë asgjë të re, o shokë, më besoni, vetëm kam vënë hallkat të lëvizin më shpejt”, u shpreh ajo.

Spahiu kërkoi edhe bashkëpunimin e deputetëve për evidentimin e rasteve kur protokollet nuk zbatohen.

“Është vendimi i ish-ministres. Kjo gjë do të funksionojë, kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që identifikoni që nuk bëhet sipas protokollit të na ndihmoni. Mos u merrni me emra grash sepse do të ngeleni me damkë”, tha ministrja./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Boçi: Shkollat me më pak se 21 nxënës u përjashtuan nga PISA 2025. Kumbaro: Përzgjedhja e shkollave sipas metodologjisë së OECD-së

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Luçiano Boçi dhe Mirela Kumbaro

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, zhvilloi sot një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro në lidhje me administrimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në PISA 2025 dhe përgjegjësinë për informimin e saktë të Kuvendit e të publikut mbi rezultatet. Në fjalën e tij, Boçi theksoi se OECD ka evidentuar një fakt konkret se shkollat me më pak se 21 nxënës, të përshtatshëm për testimin PISA, nuk u kontaktuan për zhvillimin e vlerësimit dhe për pasojë nuk morën pjesë. 

Sipas tij, interesi publik këtu nuk kërkon vetëm të di çfarë rezultati është publikuar, po dhe cilët nxënës përfaqëson ai rezultat, cilët kanë mbetur jashtë dhe kush mban përgjegjësi për këtë fakt.

“Dhe këtu nuk po flasim thjesht për nxënës që munguan ditën e testimit apo kishin arsye apo justifikime, apo për shkolla që refuzuan pjesëmarrjen në këtë testim, por flasim për shkolla që nuk u kontaktuan nga Ministria e Arsimit. Është një boshllëk strukturor në mbulimin e kampionit, që, siç e thotë OECD-ja, nuk korrigjohet plotësisht me rregullime statistikore. Kjo do të thotë diçka shumë konkrete: një pjesë e nxënësve shqiptarë, ndoshta pikërisht ata të shkollave më të vogla, shpesh rurale, shpesh në zona me vështirësi ekonomike, nuk janë matur fare. Kur flitet për përmirësim apo keqësim të rezultateve të Shqipërisë, krahasuar me ciklet e mëparshme, po flitet për një pamje që në fillim lë jashtë kuadrit pikërisht ata nxënës që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e shtetit. Urgjenca e kësaj interpelance lidhet drejtpërdrejt me fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimet për ndërhyrje pedagogjike, për mbështetjen e shkollave dhe për ndarjet buxhetore po merren tani dhe duhet të mbështeten mbi një vlerësim të besueshëm dhe të plotë, dhe jo mbi një pamje të cunguar të realitetit”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në interpelancën lidhur me rezultatet e PISA 2025, theksoi se vlerësimi ndërkombëtar PISA zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga OECD dhe konsorciumi ndërkombëtar që administron procesin. Kumbaro tha se PISA nuk është një provim që organizohet sipas dëshirës së Ministrisë së Arsimit dhe as një listë shkollash që mund të ndryshohet në mënyrë arbitrare nga zyrtarë të caktuar. Përzgjedhja e pjesëmarrësve bëhet përmes procedurave të standardizuara të kampionimit, të cilat synojnë të sigurojnë përfaqësimin statistikor të sistemit arsimor parauniversitar.

“PISA nuk është një provim që Ministria e Arsimit e organizon sipas dëshirës së vet, ashtu siç nuk është as një listë shkollash që një zyrtar shqiptar mund ta shkurtojë apo ta zgjerojë sipas interesit politik të momentit. Është një vlerësim ndërkombëtar, me rregulla kampionimi të përcaktuara nga OECD-ja dhe nga konsorciumi ndërkombëtar që e drejton këtë proces në më shumë se 90 vende të botës, dhe këto rregulla zbatohen njësoj, pavarësisht se cila qeveri qëndron në pushtet kur zhvillohet testimi. Dikush ka vendosur të përjashtojë shkolla” nga ky proces, në mos qoftë dezinformim me dashakeqësi që s’dua ta besoj, e kuptoj menjëherë se po ngatërrohen dy gjëra thelbësisht të ndryshme; një procedurë statistikore ndërkombëtare, e vendosur shumë kohë para se testimi të fillojë, dhe një supozim politik për ndërhyrje të qëllimshme. Më vjen shumë keq për banalizimin e këtij diskutimi, ku respektin për një testim të OECD – për të cilin tanimë po flet e gjithë bota, sepse të gjitha sistemet arsimore marrin mësimet e tyre nga këto rezultate – e nëpërkëmbni me dritshkurtësinë e allishverishteve tuaja politike a thua se bëhet fjalë për rezultatet e zgjedhjeve në godinën e SHQUP-it ku i plotësoni shifrat me rrumbullakosje sipas direktivave nga lart-poshtë”, theksoi Kumbaro./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe Ron Yeffet-it, duke i thënë para kompanisë "KAYO". Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ata janë bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. 

Sipas tij, kompania "KAYO" është e kryeministrit Rama, ndërsa iu bëri thirrrje deputetëve të heqin dorë nga mbrojtja e tij.

Sali Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues. Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë. E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi... A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo? I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona. A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo? A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti? Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.
Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri. Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë? Si ka mundësi?/Dosja.al

12 ORE ME PARE

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju ka cilësuar si hajdutë. Peleshi: Përdorët gjuhë seksiste

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Redi Muçi dhe Niko Peleshi

TIRANA- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka folur për protestat të cilët po protestojnë në Tiranë në ditën e 110-të. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi tha u shpreh se rinia shqiptare i ka cilësuar deputetët e PS-së si hajdutë. 

Deputeti theksoi se populli është ngritur nga mllefi dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë. Në mënyrë ironike, ai uroj deputeten socialiste Zeqine Çaushi për pamjen e saj të re. Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen dhe i tha se përdori gjuhë joetike dhe seksiste.

“Uroj që ky sesion të jetë më i shkurtri në historinë e parlamentarizmi dhe i fundit i kësaj qeverie. Sesioni i ri nisi aty ku u mbyll i fundit, me rrethimin e godinës së Kuvendit nga forcat e policisë. Me deputetët që kishin hartuar një plan se si do t’u shmangeshin vezëve. Urime që iu shmangët vezëve. Urime dhe Zegjinesë për look-un e ri, por mos harroni që sot është dita e 110-të e një proteste historike.

Janë 110-të ditë që e kanë kalitur popullin shqiptar me vetëdijen dhe ndërgjegjen për një Shqipëri të re. Me një Shqipëri që nuk ka hajdutë, që e marrin mandatin me vete në burg. Hajdutë që i dalin vilat të arreduara me modën e fundit dhe ju votoni të mos e arrestoni. Këto 110 ditë i kanë mjaftuar të rinjve në Shqipëri që t’ju cilësojnë me emrin që keni, hajdutë. Meqë menduat se protestat do të zbeheshin nga Besa, Pasqyra, Prania Besnike, që është ‘Prania Patetike’ që talleni me pensionistët, ta dini që nga mllefi i popullit ka vetëm një fjalë, dorëheqja”, u shpreh Muçi./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Kapri: Keni frikë nga vezët, duhet të jetë i pranishëm edhe Shehaj. Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Taulant Balla

TIRANA- Deputeti i Partsë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuarm që për deklaratën për UÇK-në në votim duhet të jetë i pranishëm edhe kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri u shpreh se deputetët e PS-së kanë frikë nga vezët, duke shtuar se e gjithë rinia shqipatre ka dalë në protestë kundër qeverisë.

Në lidhje me këtë, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se nuk mund të shtyhet rasti i Hagës, për faktin që mungon Shehaj. Më tej, ai shtoi se kërkesa e PD për projektligjin u diskutua dhe u rrëzua.

Erald Kapri: Elita këtu dhe Edi Rama ka dashur që Thaçi të dënohet dhe ka lot krokodili. Dalin këtu e flasin me gjuhë dhune kundër opozitës. Çfarë janë këto deklarata? Duhen para, duhet buxhet që të mbrohet çështja e UÇK-së në Apel. Sa do harxhojmë për të mbrojtur për kauza të kombit shqiptar? Duhet ta marrin seriozisht, dalin këtu dhe flasin me gjuhë urrejtje. Vijnë fshehtas në parlament se kanë frikë nga vezët e protestuesve. Ka dalë rinia në shesh e ju ka dalë boja.

Taulant Balla: Mund të jemi i vetmi parlament në botë, që pasi bëjmë votimin, i kthehemi dhe njëherë diskutimit. Unë sqarova pse çështja duhet të jetë në rendin e ditës. Pasi bëhet votimi, nuk ka më diskutim. Kërkesa e PD për projektligjin u diskutua dhe u rrëzua. Del një deputet dhe thotë se duhet të jetë Agron Shehaj në parlament që të votojë dhe ai, deri këtu arrin. Kur thuhet se mos votoni deklaratën për Kosovën se mungon Agron Shehaj, të vjen dy herë të plasësh./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Haga dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së/ Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për vendimin e ditës së djeshme ku Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa u përplas me mazhorancën për qëndrimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kryeministrin Edi Rama ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se udhëtoi me avjon special për të kërkuar votën pro. 

Deputetja demokrate kërkoi që Kuvendi të bashkohet për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb. Në fund, ajo tha se mazhoranca ka vërtetuar shprehjen e Faik Konicës se armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari.

“Rama ka shkuar me avion special në Kosovë për të kërkuar që të votoni për Gjykatën Speciale. Ka qenë qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiçit për të ndërtuar Ballkanin e Hapur. Veprimet tuaja kanë treguar dhe kanë vërtetuar shprehjen e Faik Konicës: ‘Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari’. Jeni armiqtë e Shqipërisë nëse nuk ngriheni sot, pas atij vendimi të dënimit, dhe të bashkoheni për një rezolutë. Nuk ka të njëjtën vlerë me një deklaratë të miratuar të Kuvendit. Ju jeni mësuar që t’u bëni dëme shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit, siç silleni sot me gjithë shqiptarët, si pushtues”, tha Zhupa./Dosja.al

12 ORE ME PARE

“Kush e bëri gjenocidin?”/ Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
 Tritan Shehu

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet sot në rend dite dhe të miratohet sa më parë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu u shpreh se vendimi i djeshëm nga gjykata e Hagës që dënoi ish-krerët e UÇK-së ishte një padrejtësi. 

“Kush e bëri gjenocidin? Hordhitë e Millosheviçit. Dje pamë një çmim të paguar për heshtjen tonë. Dje kemi depozituar atë rezolutë në Kuvendin shqiptar, duke kërkuar miratimin e saj. Kërkoj që ta fusim sot në rend dite dhe ta miratojmë këtë rezolutë. Rezoluta është tjetër gjë, se ka të bëjë me gjenocidin serb, ndërsa deklarata e përbashkët e komisionit të jashtë është tjetër gjë.”, tha Shehu./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se trajtimi financiar i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë, duke shtuar se deputetët nuk mund të tallen me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Bardhi kërkoi që projektligji t’i nënshtrohet një shqyrtimi më të specializuar, ndërsa akuzoi mazhorancën se ka shkelur disa herë ligjin dhe nuk ka pranuar që të zbatojë dy vendimet e para të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të Magjistratëve. Në fund, ai tha se duhet të merret koha e mjaftueshme dhe t’i jepet zgjidhej përfundimtare kësaj problematike, duke shtuar se sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë nën presionin e qeverisë.

“Sot në Kuvend ka një rend të rëndësishme siç është statusi i magjistrave. Një çështje që është mbartur në 7 vite. Ka 3 vendime të Kushtetueses, ky që marrim sot në shqyrtim është i treti. Dy vendimet e shkuara, maxhoranca juaj ka refuzuar që t’i zbatojë, ose i ka shkelur. Është fakt që procesi i konsultimit me magjistratë nuk ka qenë efektiv. Gjatë kohës kur bënim komisione parlamentare, na kanë ardhur referime nga shoqata e gjyqtarëve. Drejtuesit e tyre janë thirrur në një kohë prej 30 minutash për t’u dëgjuar. Ndaj kërkomë nga Kuvendi që të tërhiqet ky ligj pasi po shkelet kushtetua. Duhet të merret koha e mjaftueshme dhe t’i jepet zgjidhej përfundimtare kësaj problematike. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë nën presionin e qeverisë. S’mund të tallemi me çështjet financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të bëjnë drejtësi.”, tha ai./Dosja.al

12 ORE ME PARE

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se deputetët socialistë do të votojnë kundër propozimit të Partisë Demokratike për tërheqjen e ligjit për magjistratët. Balla theksoi se kërkesa e PD-së nuk mund të miratohet në aspektin procedural, pasi Këshilli i Legjislacionit është shprehur dhe tashmë çështja duhet të kalojë për votim në seancë plenare.

Ai ironizoi gjithashtu qëndrimin e opozitës ndaj gjyqtarëve, duke thënë se PD po del në mbrojtje të tyre pas kritikave dhe sulmeve të mëparshme.

“Kuvendi të paktën prej 1998 ka një praktikë të konsoliduar për procedurën e zbatimit të GJK. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar punën, madje GJK të marrë shembull, sepse nëse e ka marrë vendimin në mes të shkurtit, e ka zbardhur nga fundi i prillit. Ndërkohë Këshilli i Legjislacionit e bëri punën shumë shpejt e mirë për t’ia kaluar më pas Kuvendit. Proceduralisht kërkesa juaj nuk miratohet sepse Këshilli është shprehur,. Tani duhet të shprehet seanca. Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve, sepse del si reflektim pas sharjeve e fyerjeve që i dëgjojmë shpesh. E bëni shpesh në dyert e SPAK, u kujtoni familjarët”, tha Balla./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë kombëtare

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Niko Peleshi

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me dënimin e Hagës për liderët e UÇK-së,  të cilët u dënuan me 81 vite në total. Në fjalën e tij hapëse, Kryeparlamentari Niko Peleshi u shpreh se vendimi o Hagës ishte një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë kombëtare. 

Ai theksoi se Kuvendi do të japë një deklaratë që po punohet në Komisionin për Çështjet Europiane.

“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi./Dosja.al

13 ORE ME PARE

VIDEO/ Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Deputetet

TIRANË- Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë shkuar në parlament me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre. Vendimi është marrë si një shprehje solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, në një moment të ndjeshëm pas vendimit të gjykatës. Deputetët kanë përcjellë publikisht mesazhin e mbështetjes së tyre për Kosovën dhe figurat e UÇK-së.

Partia Demokratike, ditën e sotme ka kërkuar votimin në parlament e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa dhe draft rezoluta është firmosur nga 30 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Gjithashtu, dje në Komisionin e Jashtëm, anëtarët e PD në këtë Komision kanë kërkuar që në seancën e nesërme plenare, Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një Qëndrim zyrtar, të përbashkët nga të gjitha grupet parlamentare, mbi vendimin e sotëm të padrejtë për dënimin e 4 ish-udhëheqësve të UÇK. Palët politike janë angazhuar për të punuar për një qëndrim të unifikuar dhe të përbashkët./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen!

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje sa 2% e pagës së
Foto ilustruse

TIRANA- Ditën e sotme qytetarët kanë paralajmëruar një protestë para ambienteve të Kuvendit, në të cilën do të zhvillohet edhe seanca plenare. Kjo protestë vjen ndërkohë që protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 110-të, ku qindra qytetarë po protestojnë kundër qeverisë. Tubimi është thirrur në orën 10:00, orë në të cilën deputetët mblidhen në seancë plenare. 

Thirrja për tubimin e sotëm u bë në përfundim të protestës së një dite më parë, ku protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri kur kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Gjatë protestave të mëparshme protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit, ndërsa seancat parlamentare pritet të jenë një nga pikat ku do të përqendrohen tubimet./Dosja.al

seance plenare 17 shtator 2026

Sondazh

Poll

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit