Me thirrje kundër qeverisë Rama si - “Hajduta! Qeveri e krimit! Ramoviç o tradhëtar jep dorëheqjen sa më parë!’ - dhjetra protestues kanë dalë sërish në protestë para parlamentit.
Ndërkohë policia edhe sot bllokoi me gardhe metalike akset kryesore që të çojnë në kuvend.

Sot shënohet dita e 110-të e pretestave antiqeveritare.
Shumica e deputetëve kanë shkuar me automjete deri pranë hyrjes së Kuvendit, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit.
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.
© SYRI.net
Pr/ligji i magjistratëve për pagat/ Bardhi: E paimagjinueshme, prej 7 vitesh mbani nën presion gjyqtarët dhe prokurorët
Afera e Ron Yeffet/ Gjekmarkaj: Përgjimet vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të një vendi të NATO-s
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament