E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditi të moshuarin me drapër, Gjykata lë në burg 52-vjeçarin nga Roskoveci

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Bledar Bakajn, 52-vjeçarin i cili akuzohet se goditi me drapër 67-vjeçarin Enver Gremaj në fshatin Suk të Roskovecit.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 22:30 të së dielës, kur 52-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Konflikti dyshohet se ka nisur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt. Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej 34-vjeçarja dhe më pas ka nisur konflikti.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do të japë versionin e tij para gjykatës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.