Clearlake Capital blen kuotat e Boehly-it dhe Walter-it për vlerën e 5 miliardë paundëve. Emri i presidentit të ri nuk është zbuluar ende.
Ndryshime të rëndësishme në kupolën drejtuese të Chelsea-it. Clearlake Capital bleu gjithë paketën aksionare që zotërohej nga Todd Boehly dhe Mark Walter, duke shkuar në 86.5% të kuotave të klubit londinez. Kjo lëvizje shënon edhe dalje nga skena të Boehly-t, i cili mbante detyrën e presidentit të “Blues”.
Shitja, e njoftuar nga klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, e vlerëson atë me një vlerë totale në 5 miliardë paund, ndërsa emri i presidentit të ri të klubit nuk është bërë i ditur ende.
Fondi blerës ka konfirmuar se ka vullnetin për t’i dhënë vazhdimësi planit strategjik të deritanishëm. Boehly, pas largimit u shpreh:
Ishte një nder të mbaja detyrën e presidentit të Chelsea Football Club. Kam shumë besim se klubi është në pozita të mira për vazhduar me suksese nën drejtimin e Clearlake.