Në Gjykatën e Fierit po zhvillohet këtë të enjte shqyrtimi i masës së sigurisë për dajën e deputetes socialiste, Zegjine Caushi, Bledar Bakaj. Ky i fundit dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar një 32-vjeçare nga Roskoveci, ndërsa plagosi babain e saj me mjete prerës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt.
Sipas hetimeve paraprake, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej ish-bashkëjetuesja e tij, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim ndaj 34-vjeçares dhe ka deklaruar se do të flasë para gjykatës. Mbi 52-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

© SYRI.net