Java e 5-të e kampionatit të Abissnet Superiores do të luhet e ndarë në tri ditë: të premten, të shtunën dhe të dielën.
Ndeshja që hap këtë javë, luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës, të premten në orën 18:30.
Të shtunën do të zhvillohen dy takimet e tjera:
Vora pret Skënderbeun në shtëpi në orën 16:00, ndërsa një përballje mjaft interesante pritet të luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamos e Laçit.
Të dielën, Tirana do të përballet me Elbasanin në kryeqytet, në orën 16:00, ndërsa sfida mbyllëse e kësaj jave pritet të luhet mes Egnatias dhe Partizanit në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 18:30.
