Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E TURPSHME/ “Kalbu në burg o i mjerë”, politikani malazez nuk përmbahet ndaj Hashim Thaçit pas vendimit të Hagës

Shkruar nga Newsbomb

Politikani pro-serb nga Mali i Zi, Vladislav Dajkovic ka reaguar me një gjuhë tejet të ashpër ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Dajkovic, i cili drejton partinë “Mali i Zi i Lirë”, e ka quajtur Thaçin “kriminel të vërtetë lufte”, ndërsa në reagimin e tij ka përdorur edhe terminologjinë serbe “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, politikani Vladislav Dajković përdor një gjuhë të ashpër ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke mos kursyer as fjalët fyese në adresë të tij. Deklarata e politikanit pro-serb nga Mali i Zi pritet të ngjallë reagime, veçanërisht për shkak të gjuhës së përdorur dhe referimit të Kosovës me termin “Kosova dhe Metohia”.

“JA, KY ËSHTË KRIMINELI I VËRTETË I LUFTËS!

Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “Gjarpri”, sapo u dënua me 25 vjet burg për krime lufte ndaj serbëve.

Dashtë Zoti që të jetojë sa më gjatë, që në qelinë e tij ta arrijë çdo lot serb, çdo vaj dhe çdo britmë e nënave serbe nga Kosova dhe Metohia.

Kalbu në burg, o i mjerë!”, shkruan politikani malazez.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Gjykata e Hagës doli me një vendim që dënonte me 81 vite burg, ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

E TURPSHME/ “Kalbu në burg o i mjerë”, politikani malazez
Postimi në facebook

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese