Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Seanca plenare nis me dënimin e vendosur për ish-krerët e UÇK-së, Peleshi: Një vendim i dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Seanca plenare nis me dënimin e vendosur për ish-krerët e
Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e ka nisur seancën e sotme plenare me vendimin e marrë ditën e djeshme të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi vendimin si një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm për Kosovën, historinë dhe kujtesën kombëtare.

Ai bëri te ditur, se këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë do të përcjelli një deklarate të përbashkët, ku do të shprehin mendimin për këtë vendim.

“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese