Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHTYHET gjyqi Meta-Kryemadhi, kreu i PL-së thotë se nuk ka fashikujt e dosjes, ish-gruaja e tij "në dorë" 180 mijë faqe: “Waa b*tha e Marinit” nuk është provë

Shkruar nga Newsbomb
SHTYHET gjyqi Meta-Kryemadhi, kreu i PL-së thotë se nuk ka fashikujt e
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin që pritej të zhvillohej ditën e sotme mësohet se është shtyrë për më 24 shtator, ora 10:00. Shkak  për shtyrjen e gjykimit të sotëm mësohet se është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj. Ndërsa raportohet se Ilir Meta është shprehur se nuk ka në dispozicion 77 fashikuj të çështjes së hapur ndaj tij dhe Kryemadhit.

“Nuk më janë vendosur dhe 77 fashikuj të tjerë”, mësohet të ketë thënë Meta në seancën e sotme. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi në një prononcim të dhënë për mediat, pas daljes nga GJKKO është shprehur së ajo ka në dispozicion rreth 180 mijë faqe fashikuj, ndryshe nga ish-partneri i saj.

 “Unë kam 180 mijë faqe fashikuj. janë 4 fashikuj 2 mijë e ca faqe për shëndetin tij. Besoj e keni lexuar se aty është një mesazh “ëaa ëaaa b*tha e Marinit”. Por kjo nuk tregon të vërtetën. paskam thënë unë ashtu, shumë mirë. Por a ka bërë Monika kërkesën për heqjen e licencës së Marinit, Vodafonet apo Infotelekomit. Kur  është pyetur Marini ka thënë jo nuk është e vërtetë.

Kryemadhi pretendon se provat e mbledhura deri më tani, nuk vërtetojnë asnjë nga akuzat e ngriutra ndaj saj. Ndërsa shton se janë keqinterpretuar dhe keqkuptuar dokumentetet në bazë të cilave SPAK ka ngritur akuzat” tha Kryemadhi për mediat.

Ndërsa shton se sa i përket akuzave të ngritura ndaj tyre, duhet që fillimisht ekspertët t’i referohen shkresave, të analizojë me detaje shifrat e grumbulluara dhe pastaj të ballafaqohen me togat e zeza për të ngritur akuzat.

“Ka më shumë se 10 vite që opinioni publik mbahet me lincime, pretendime për Ilir metën dhe Monika Kryemadhi.

Të gjitha letrat që janë bërë për të hetuar Monika kryemadhin, metën dhe njerëzit tanë, të gjitha në funksion të Edi Ramës. Nuk paskemi ne të drejtë për t’u mbrojtur për këto. Atëherë ku është barazi. pavarësisht se barrën e ka akuza. Unë kam vetëm një pyetje sa ka kushtuar i gjithë hetimi se bashku me procesin gjyqësor për Meta-Kryemadhin, ka kaluar mbi 3 milionë e gjysmë euro. Një proces që kushton kaq për të zbuluar nëse Fatime Kryemadhi e ka blerë vetë shtëpinë e saj apo jo. Më thoni se cili ekspert bën analizë sipas OPGJ-së. nuk bëhet argumentimi i akuzës kështu,.

Dosja është e çoroditur sepse në dosjen tonë janë me qindra mijëra firma dhe llogari bankare të ndryshe në lidhej me pasuritë e paluajtshme,. shtëpinë qe kemi blerë në Bllok i janë marrë të dhënat personit që i është blerë shtëpia, te kodra e diellit, janë marrë të gjitha llogaritë financiare të pronarëve të firmave të ndërtimit.

Ekspertja thotë se kryemadhi nuk ka paguar tatimet, ndërkohë që unë kam shkresën që kam qenë korrekte. Në 180 mijë faqe duhet të gjesh shkresën, që të vërtetosh akuzat. Unë vij dhe e zbuloj vetë në gjykatë. Ju e dini shumë mirë se akuzat sot lidhet me kompanitë e mëdhaja që kanë tigrat e tyre në Vlorë” shtoi më tej ish-deputetja.

Kujtojmë se ish-presidenti dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Për Monika Kryemadhin është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024, ndërsa ndodhej në automjetin e tij, pranë një qendre tregtare në afërsi të kthesës së Kamzës, gjatë kthimit të tij nga Kosova. Forca të armatosura të policisë ndërhynë duke e ndaluar automjetin dhe e shoqëruan Metën me makinë patrulle për ta çuar para drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese